Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: Duhet të kemi kujdes jo panik, nuk mbetemi keq për gjëra elementare pasi ka rezerva

Kjo gjendje e shpallur e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë nga koronavirusi! Shumë shtete i ka zënë të pa përgatitur e në befasi. Ndërsa Kosova nuk u gjendet në befasi pasi patë kohë që u vonuar deri sa mbërriti virusi. Nëse shtetet tjera kanë mangësi në situata emergjente Kosovës ky organizim krejtësisht i ka munguar. Kam shkruar disa herë për Emergjencat dhe menaxhimi i tyre?!Me gjithë faktin si që jemi kjo do të shërbej për një përvojë që ishalla nuk ndodhë por nëse mundë mendojmë hipotetikisht, një luftë bërthamore me përmasa botërore gjë që mendoj ku virus ashtë një test përgatitje për diçka ma te madhe. Tani po shfrytëzohet kjo gjendje dhe izolimet e popujve ma letë kalojnë armët avionët dhe ushtaret ka një lëvizje shumë të fuqishme drejt Italisë e Ballkanit. Shpresoj të mos ndodhë diçka ma e madhe se kjo e virusit. Përndryshe shkalla e vdekshmërisë nuk është ma e madhe se e gripave të tjerë. E mira fëmijët dhe gratë shtatzëna s’kanë fatalitet. Pos mosha e tretë mundet të kenë pasoja. kjo tejkalohet me ngrohjen e klimës. Duhet të kemi kujdes jo panik. Nuk mbetemi keq për gjëra elementare pasi ka rezerva që kjo nuk zgjatë ma shumë se tre muaj, në Kinë e përmbyllen.

Kontrolloni gjithashtu

Ndërsa Shqipëria ecën drejt një epoke të re zhvillimi, ka ende forca politike që duket se nuk mund të jetojnë pa krizën. Sa herë ndërtohet një rrugë, ata shohin një arsye për protestë. Sa herë shtohet numri i turistëve, ata kërkojnë një arsye për tension. Sa herë Shqipëria afrohet më pranë Evropës, ata shpallin fundin e saj. Është sikur e ardhmja e vendit t'i shqetësojë më shumë sesa e kaluara e tij. Organizatorët e protestave të përhershme në Tiranë paraqiten si "zëri i popullit" nga Prishtina,Tetova e "diaspora", por shpesh ngjajnë më tepër me zërin e pakënaqësisë së manipuluar dhe në thelb të paguar nga qarqe që janë kundër përparimit të Shqipërisë. Programi i tyre politik duket i përmbledhur në një fjali të vetme: të kundërshtojnë çdo gjë që ndërtohet. Për ta, suksesi është problem, sepse suksesi ua rrëzon narrativën e katastrofës. Në anën tjetër qëndron Edi Rama, figura që përkrahësit e tij e shohin si arkitektin e transformimit modern të Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, vendi ka fituar një profil më të lartë ndërkombëtar, ka njohur rritje të turizmit dhe ka avancuar në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian. Për mbështetësit e tij, Rama përfaqëson vizionin e një Shqipërie të re që nuk rri peng i konflikteve të së shkuarës, por synon të konkurrojë në Evropën e shekullit XXI. Satira e madhe e politikës shqiptare është se ata që flasin më shumë për patriotizëm,që shpesh e paraqesin Shqipërinë si një vend pa shpresë, ndërsa ata që akuzohen çdo ditë vazhdojnë të ndërtojnë, të promovojnë dhe të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare. Patriotizmi nuk është të shpallësh katastrofë në çdo konferencë shtypi; patriotizmi është të krijosh kushte që qytetarët të jetojnë më mirë dhe që vendi të ecë përpara. Sot Shqipëria nuk ka nevojë për profetë të rrënimit. Ka nevojë për ide, për investime, për stabilitet dhe për besim në vetvete. Ka nevojë për njerëz që ndërtojnë ura, jo barrikada; që hapin horizonte të reja për zhvillim ekonomik, jo plagë të reja politike. Historia shpesh i ndan aktorët politikë në dy kategori: ata që ndërtojnë dhe ata që pengojnë. Mbështetësit e Edi Ramës besojnë se ai do të kujtohet si pjesë e brezit që kërkoi ta modernizonte Shqipërinë, ndërsa kundërshtarët e tij rrezikojnë të mbeten në kujtesë si njerëzit që luftuan më shumë si kundërshtarë të zhvillimit të Shqipërisë, sesa për të ardhmen e vendit. Selajdin Abdullahu 07.07.2026

Selajdin Abdullahu: Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

Ndërsa Shqipëria ecën drejt një epoke të re zhvillimi, ka ende forca politike që duket …