Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Gjykata Speciale tregoi se qëllim të vetëm ka diskreditimin e luftës së UÇK-së dhe jo drejtësinë, sikur pretendon

Në një bisedë në studion e TV-Diellit dhe për dëgjuesit e Radios-Kosova e Lirë, i burgosuri politik, veprimtari, luftëtari i lirisë dhe eprori i UÇK-së, invalidi dhe veterani i luftës, Sadik Halitjaha ka folur për situatën aktuale politike në vend pas arrestimit nga policia e EULEX-it të ish-kryekuvendarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pastaj dërgimit në Hagë të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Sadiku ka një përvojë të gjatë jetësore në aktivitetin politik e organizativ dhe ka qenë një ndërlidhje serioze mes grupeve atdhetare të kohës, që vepronin në platforma të ndryshme për nga emërtimi, por që kishin një program unik, çlirimin e trojeve shqiptare dhe bashkimin e natyrshëm me Shqipërinë.

Sadik Halitjaha, u lind më 7 qershor të vitit 1955, në Mushtisht të Therandës (ish-Suharekë), ka diplomuar në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë, në drejtimin, “Afarizmi Financiar në Ndërmarrje”. Ka kryer Fakultetin Ekonomik dega “Menaxhment dhe Informatikë”, në Universitetin e Prishtinës. Në universitetin FAMA ka përfunduar studimet master për Siguri dhe ka marrë gradën shkencore Mr. Sc i shkencave të sigurisë. -Tre herë i dënuar për veprimtari politike kombëtare anti-jugosllave në vitet: 1979 (në burgun e Prizrenit), 1981(në burgun ushtarak të Postonjës) dhe 1986 (në burgun e Prizrenit). Gjatë viteve 1986-1988, ishte drejtues i Lëvizjes Politike Kombëtare për trojet shqiptare në ish Jugosllavi.(Ibrahim Shala)

Veprimtari, Sadik Halitjaha, nuk e ka ndalur asnjëherë aktivitetin e tij atdhetar, por ashtu si shumë veprimtarë të tjerë e kishte përshtatur në kohë dhe rrethana të caktuara, gjithnjë në përpjekje për ta ruajtur vazhdimësinë e veprimit, jo vetëm në pritje për ditë më të mira, por duke dhënë kontribut të çmuar, që ato ditë të ndodhnin në momentin e duhur. I edukuar në frymë atdhetare, i frymëzuar nga Lëvizja e Rezistencës shekullore, veçmas nga veprimtaria kombëtare, e cila në vazhdimësi kishte rrezatuar sidomos nga Shqipëria, përmes literaturës, Radios e Televizionit, vajtje ardhjeve të delegacioneve, pastaj ndikimit të madh që ushtruan profesorët e Universitetit të Tiranës, të cilët sipas një marrëveshjeje të Kosovës më Shqipërinë, ligjëronin në Prishtinë, Sadik Halitjaha, ashtu si shumë veprimtarë të tjerë të kohës ishte në korrent të të gjitha zhvillimeve, jo vetëm në Kosovë. Ai përfaqësonte një segment të veçantë të veprimtarisë në drejtim të unifikimit të Lëvizjes atdhetare për çlirim dhe bashkim…

Në bisedën e tij në Studion e TV-Diellit, Sadik Halitjaha është shprehur tejet i mllefosur dhe i zemëruar me mënyrën sesi Policia e EULEX-it, ka ndërhyrë në shtëpitë e Jakup Krasniqit, duke e mbajtur në arrest gjete tërë kohës së bastisjes.  Jakup Krasniqi në radhë të parë është një intelektual i njohur në Kosovës, ish-zëdhënësi politik i SHP të UÇK-së, në dy mandate kryetar i Kuvendit të Kosovës, dhe pjesë e të gjitha lëvizjes tona kombëtare, sidomos  prej vitit 1981 e deri më sot. Goditja e parë e Gjykatës Speciale kundër më meritorit të lirisë dhe pavarësisë  së Kosovës tregon se qëllimi i kësaj gjykate speciale por edhe stupide është goditja e kryet të UÇK-së, ashtu sikur ka vazhduar me arrestimin edhe të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Salih Veseli, deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, të gjithë anëtarë të SHP të UÇK-së gjatë luftës dhe personalitete me ndikim në shpalljen e Pavarësisë  së Kosovës dhe shtet- ndërtimit të vendit tonë.

Sadik Halitjaha ka folur edhe për arrestimet paraprake të policisë së EULEX-it , sikur ishte rasti i arrestimit të Hysni Gucatit, Nasim Haradinajt, Salih Mustafës dhe trajtimit të ulët që po iu bëhet duke pretenduar t iu veshin vepra të paqena, gjatë kohës së luftës.

Sa i përket rrjedhës së dosjeve të Gjykatës Speciale, Sadik Halitjaha thotë se kjo është prova më e mirës se sa  e paaftë dhe e papërgjegjshme është një  Gjykatë e tillë, e cila shpall fajtor jo personelin e vet që ka mundësuar daljen publike të dosjeve, por krerët e organizatave të dala nga lufta, sepse ata i kanë lajmëruar organet e rendit për dërgimin e tyre, nga persona të panjohur  në ambientet e shoqatës.  (Bisedën në studion e TV-Diellit me veprimtarin, Sadik Halitjaha e zhvilloi, Ahmet Qeriqi.)

 

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …