Jakup Krasniqi

NJË LIGJËRATË PËR EVROPEN NGA PROF. DR. JAKUP KRASNIQI

Nuk është hera e parë në histori që Ligjëratat e zakonshme të dëgjohen në kushte të jashtëzakonshme. Nuk është hera e parë në histori që një sall studentesh, profesorësh, gjyqtaresh e prokuroresh të mbesin të heshtur nga atë që e dëgjojnë para syve të tyre nga një person i zakonshëm, madje fare i zakonshëm. Nuk është hera e parë në histori kur Legjendat, Krijuesit, Historian e Heronjtë kalojnë para syve të njerizimit në kushte të jashtëzakonshëm. E tillë është edhe historia e Mësuesit të Drenicës, e zërit të Çlirimtareve, Krye kuvendarit e ndërtuesit të historisë z. Jakup Krasniqi. Tek e dëgjonim sot në sallën e Gjyqit sikur me shkoj në mendje se ndoshta Duhej të ndodhtë një ditë si kjo që Europa të marrë Leksionin e merituar. Prof. Dr. Jakup Krasniqi sot mbajti një ligjëratë të shkurtër për nga koha por të gjatë për nga përmbajtja që do i mbetet në mendje tash e përgjithmonë Evropës së fjetur e të verbuar nga padrejtësia.

Sot, autori i 15 librave tregoi së 15 here po të gjunjëzohet përsëri do të ri ngritët për të dëshmuar së Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte vet historia, vet populli dhe Liria e Pavarësia 100 vjeçare e popullit që e fituam me djersë, gjak e sakrificë. Mësuesi i Drenicës papritmas u shndërrua në Profesor të Evropës për ti treguar së rrënjët tona ishin që nga parahistoria këtu, për ti treguar se përmes padrejtësisë nuk mund të ndërtoni drejtësi, për ti treguar se UÇK-ja nuk ishte organizata kriminale por organizata Çlirimtare e para në histori që fitoj partneret më të fuqishme ndërkombëtar për të fituar luftën, i tregoj së asnjëherë në histori se kemi pranuar nënshtrimin dhe me shumë vlen Atdheu se jeta e tyre, i tregoj së padrejtësitë që bëri Evropa 200 vite më radhë nuk duhet ti vazhdojë edhe tani kundër popullit shqiptare dhe kundër epokës së lavdishme të UÇK-së, me një fjalë tregoj shpirtin e një profesori në shërbim të një populli.

 

Jakup Krasniqi, është jo vetëm zëri i UÇK-së por edhe zëri i vendosjes së drejtësisë për UÇK-në. Jakup Krasniqi tregoj së mosha s’ka rendësi edhe përkundër mbi gjysme shekulli sakrifice për vendin, për të luftuar përsëri. Jakupi tregoj së gjithkund mund të na prekni, na persekutoni, të na dënoni paligjshme por kurrë nuk do të arrini ta dënoni luftën e drejtë të kombit tonë për Lirinë dhe Pavarësinë e vendit. Me një fjalë tregoj shpirtin e një luftëtari trim.

 

Dhe kjo ishte një ligjëratë e domosdoshme në dramën e re “Epoka para Gjyqit” që dëshiron ta servoj Evropa dhe armiqtë e kombit tonë. Salla e Gjyqit mbeti e heshtur dhe duke shikuar njeri-tjetrin sikur donin të pyesnin: kush është ky njëri i madh që nuk njohka nënshtrim? Sikur donin të pyesnin gjyqtare e prokurore se çfarë kërkuam ne në këtë sallë? Sikur donin ti thonin njeri tjetrit a jemi duke akuzuar apo duke u akuzuar ne? Sepse përpara këtij njeriu të drejtë vertikalisht të gjithë ishin me mëkate të mëdha. Jakup Krasniqi tregoj edhe njëherë se asnjë germë të historisë së ndërtuar me gjak nuk mund të preket nga asnjë gjykate në botë. Ai tregoj së asnjë vuajtje dhe sakrifice nuk do ta nënshtroj përpara të mirës së atdheut, dhe Mësuesi nga Drenica e Profesori nga Prishtina u shndërrua në akademik për Evropën e civilizuar.

Sonte, nuk ka gjumë tek ata që iniciuan padrejtësinë. Sonte nuk ka qetësi për ata që lexuan të pavërteta mbi UÇK-në e Jakup Krasniqin me shokë. Sonte ka frikë të të gjithë Evropa se do futen në mëkatet e radhës kundër shqiptareve dhe padrejtësitë e mëdha historike që i kanë shkaktuar dhe po i shkaktojnë. Jakup Krasniqi mund të këtë hyrë më Pranga në duar në Gjykate por e nxori pa pranga dhe larg dënimit luftën e shenjet të UÇK-së. Jakupi sot hyri për tu gjykuar por doli si Profesor që përmes ligjëratës së argumentueshme dhe me fakte i hapi sytë Europës së verbër dhe ju tregoj rrugën e drejte të një Çlirimtari të vërtetë. Zëri i UÇK-së tani e tutje është edhe Gardiani Profesor që do ta mbroj luftën e drejtë të shqiptareve për liri e bashkim, ne fakt do ta mbroj të drejtën e shqiptareve për historinë e re që kanë krijuar.

 

Jakup Krasniqi sot e vuri në sprove Evropën duke e zhveshur nga maska e saj dhe tregoj se ose mund të behet Europa e Mesjetës çfarë ka shkaktuar luftërat me të tmerrshme për njerizimin ose Evropë e vlerave demokratike bashkëkohore që do njoh vlerta e një populli të lashtë. Jakupi zgjedhjen e beri përsëri, UÇK-në ndërsa Evropa e ka radhën të zgjedhë drejtësinë që fjalë e fundit do jetë LIRI për ÇLIRIMTARËT.

 

PETRIT GASHI – Profesor Asistent dhe Asamblist në Kuvendin Komunal në Drenas

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian hap shtabin në Dollnen, Ziadin Sela: Do të maksimalizojmë votën në nivel republikan

Fronti Europian hap shtabin në Dollnen, Ziadin Sela: Do të maksimalizojmë votën në nivel republikan

Pas Krushevës, Fronti Europian ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore në komunën e Dollnenit ku para të …