Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Ismail Kadare surrogat francez apo shkrimtar i madh i romaneve Shqiptare?

Shpalosa një shkrim dhe pash një video në youtube-  Me titull: Intelektualet e librit të pa lexuar.

Ismail Kadare- Kanuni -Shitje e grave dhe çmimi Nobel për letërsi.

Autori apo autorja që interpretonte në video kishte marr për detyrë ta paraqiste Kanunin si të keqën më të madhe të njerëzimit!

Bashkë me Kanunin Shqiptarët konsiderohen si zbatues e egërsira të kohës në të kaluarën, edhe tani kur po duan të hyn në Europë!

Kishte prek vetëm këto Segmente të ndjeshme .

1.Shitjen e grave sipas Kanunit?!

  1. Çështjen e pronës?!
  2. Ngujmin!

Autori s’kishte marr mundimin ta elaborojë përmbajtjen e tërësishme të Kanunit!

Pasi që qëllim kishte ta paraqiste sa më të keq dhe të ndytë për njerëzimin, Kanunin Shqiptar të Lekë Dukagjinit!

Por edhe sikur të merrej me paraqitje reale duhej të ishte nga Veriu i Shqipërisë apo nga jugu i Kosovës ,pra nga mesi i Shqiptarisë ku ka lind dhe u zbatua Kanuni!

S’ka mundësi të kuptohet veç si teori me te lexuar Kanuni, qoftë edhe Shqiptar nga Jugu apo Lindja e vendit tonë!

Pa dashur të  nënçmoj e aq ma pak me i fyer! Vendi i lindjes së Kanunit është Dukagjini pikërisht i shkruar e normuar nga vetë Lekë Dukagjini!

S’më habit francezja as Franca se mirë i dimë edhe qëllimet e përhershme anti Shqiptare të tyre!

Por si gjendet përherë pion në dorën e tyre Ismail Kadare!

Herë i thonë ta shaj Komunizmin të kaluarën e tij me privilegjet personale në atë kohë që pati!   Herën tjetër i thonë ti duhet të ju kërkosh shqiptarëve që ta ndërrojnë fenë të heqin dorë nga besimi Islam të bëhen të gjithë Katolik sepse kështu do të na dojë Europa ?!

Tani i thonë ti duhet të shkruash e të shkon me  i edukuar Shqiptaret edhe në Kosovë se Kanuni ishte e keqja ma e madhe e Shqiptarëve dhe ndysira e njerëzimit, n’daç me fituar çmimin Nobel!

Askundi se shohim me u distancua Kadare ,nga këto gazeta portale edhe në youtube!

Deri  sa nuk distancohet Kadare na jep të drejtë të mendojmë se është i dakorduar, dhe autor i këtyre veprimeve!

Edhe po të donte me qenë ndonjë interpretues Kanuni, Kadare nuk din sepse vetem me lexim pa e perjetuar jetën me rregullat e Kanunit nuk dinë me interpretuar!

Aq ma pak francezja tutorja e tij e cila ka qëllim krejtësisht ekstrem anti Shqiptarë!

Kundër kulturës dinjitetit dhe integritetit Shqiptar!

Sa per çka ishte Kanuni dhe cilat ishin vlerat e tija për Shqiptaret dhe për boten?

Këtë mundet ta shpalos një intelektual i mirfilltë i Dukagjinit dhe njohës i mirë i historisë dhe kultures e tradites Shqiptare!

Njëkohësisht të jetë edhe jurist e realist i pa ndikuar nga askush dhe të paraqet tersisht të gjitha normat dhe nenet e Kanunit, duke i paraqit të mirat dhe defektet në Kanun, gjithnjë duke matur me matjen e kohes kur u shkrua dhe kur e si u implementua,si e sa u interpretua!

Pa dashur me i dalë unë ne mbrojtje a’po me i ul t tjeret qofshin shqip foles apo t huaj!

Dua me pak fjalë me dhanë mendimin dhe idenë time!

Kanuni u shkrua në kohen kur akoma vepronin rregullat e mesjetes! Kur europa i shiste skllavërit tek pronari i tyre, Kur nuk kishin as ligje as norma te rregulluara me kode te veqanta!

Kanuni ishte Kushtetuta me ligjet e kohes me norma kode e nene të specifikuara!

Këtë nuk duan ta dinë Franqezet dhe shum anti Shqiptar!

Për dy gjera njerën pse ata ishin mbrapa nesh dhe tjetra sepse na urrejnë!

Çka duan të din ata pjeset ma të dobëta që munden me i keq interpretuar si këtu në ketë rastë të lartëshenuar! ”Shitja e grave” Kjo e pa vërtet, fshihet pas interesit që Kanuni i obligon familjaret për lidhje të fuqishme te miqësisë, gje që miqësia u pagua,

Një për të mos ndodhur shkëputja (divorci) dhe dështimi i martesave!

E dyta që gruaja të ketë vlerë e të vlerësohet deri sa  nuk ka qenë trashëguse e prones!

Pronën e kanë trashiguar vetem meshkujt që të mos bartet prona dhe te mos bëhet shkaperderdhja e popullsisë duke e ruajt kompaktsinë fisnore dhe Kombëtare!

Si dhe mbrojtja e fisit nëse është sulmuar nga çfardo pushtuesi apo çfardo e keqe natyrore!

Mbrenda fisit nuk janë bërë martesat, q’ka që ka ndikuar në pastërtinë gjenetike, në mos lindjen e fëmijëve te gjymtë e të pa aftë!

Është mbrojt me fanatizem dhe dënimet më të rënda kanë qenë kundër incestit e tradhtisë seksuale si per mashkullin edhe per femren!

Vjedhjet kur jan vërtetuar apo jan nxanë me kërpesh për dore janë denuar me vetgjygjsi ,apo me pleqet qe kan balancuar fajet dhe dorzanet që kan qenë garantuesit e zbatimeve te ktyre vendimev të njerzve te posaqem,pleqnar

( dorëzanët dikur  si sot përmbaruesit)!

Gruaja kurrë nuk ka qenë objekt vrasje bile edhe mashkulli burri kur ka qenë bashkë me gra, nuk është sulmuar!

Shih sa e respektuar  ishte gjinia femrore!

Dënimet për gjak-marrje një shum e barabart me 2o Hektar

 (42 sheka)tokë baras me 60 lira të kohes,

Kjo ka ndalë vrasjet!

Pa dashur me e shpjeguar të gjithë Kanunin e asaj kohe dhe egzistimin e  tij me qindra vite deri tani!

Po i preku vetëm këto pika ku me qëllim sulmohet dhe keq interpretohet qëllimshem Kanuni!

Çështja e pronës keq interpretohet bujaria dhe mik-pritja  kur Shqiptari thot:Shtepia esht e ztit dhe e mikut!

Sikur ky paska heq dorë nga prona ja ka fal zotit dhe mikut!

Ndërsa ky nga respekti e liron mikun  të ndihet si në shtepinë e tij!

Askush nuk është i çmendur të mos vlerësoj dhe mbroj pronën e tij!

Le ta provoj armiku si do ta priste me siguri me armë, e syrin në nishan!

Nuk jeni vetëm ju që kacafyteni për pronën edhe qeni e di këtë punë!

Qëllimi i përbuzjes së shqiptarëve gjithmonë gjendet pretekst!

Një kohë i akuzonin për Komunizëm me këtë ideologji çfarë të keqe ju ka bë Shqipëria të tjerëve?!

Vetëm nëse nuk i ka lejuar të bëjnë ç’të duan të tjerët në Shqipëri!

E përjashtuan dhe bllokuan Shqipërinë me pretekstin se nuk ka nënshkruar për zbatim të drejtave të njeriut?! Gjë që me kamuflazh të bërë në Helsinki në të njejtin dukument ishte edhe pranimi i kufijve të dalë nga lufta e dytë botërore,që do të pranohej me te vetmin nënshkrim të drejtat e njeriut dhe shkëputjet e Atdheut Kosova Qameria dhe pjesët tjera!

Po ti pyesim Europen ju ç’bënit në kohën e Feudalizmit me siguri shitshit dhe blenit skllever nga njeri tjetri!

Pastaj me inkuizicionin kishtar digjnit njerëz në turrë të druve inceste e pedofili te pa numërta atëherë dhe tani!

Gjatë 50 viteve të shtetit monist pse nuk u zbatua e as nuk u permend Kanuni? Sepse funksiononin ligjet kushtetuta! Nuk kishte gjakmarrje as ngujime se pse shteti te mbronte kishte siguri në Shqiprinë e pa prekshme, nuk kishte vjedhje, dhunë, vrasje, prostitucion e korrupcion në Shqiprinë e Shqiptarve, ndërsa te ju ishin me bollëk atëher dhe sot!

Nuk jam në mbrojtje të Kanunit, Kanuni nuk na duhet as nuk hyn në punë kur funksionojnë ligjet dhe  Shteti! Sa herë këto mungojnë ri kthehet  Kanuni!

Ne shqiptarët jemi kështu siç jemi, nuk mundemi ta ndërrojmë historinë as gjenetikën tonë, për të na pranuar ju në Europëë! Ju na kërkoni shumë, kërkoni dinjitetin dhe integritetin tonë, që ne të heqim dorë nga vetvetja dhe të shkrihemi në trendin e globalizmit!

Na goditni historinë e lavdishme, kulturën, vetëm që nuk jeni si ne!

Ju duhet të na riktheni borxhin historik, me na kërkuar falje dhe me na dëmshpërblyer për krejt çka na keni shkaktuar ju!

Ju na ndatë në pesë pjesë, na i mohuat e falsifikuat historinë, duke ju falë Grekve dhe Serbëve duke i glorifikuar fqinjët tanë, sa i bëtë edhe popuj hyjnor edhe vet ata menduan se janë qiellor dhe e thonë me fodullëk Srpski svet tu emitu Ruski svet!

Ju Evropianët mirë e dini se fqinjët tanë janë zgjeruar e rritur me tokat tona!

Ju në heshtje i keni arsyetuar të gjitha të bëmat e tyre në kurrizin tonë! Masakrat, dëbimet, gjenocidin kundër Shqiptarëve!

Tani doni te na bëni pa vlerë pa peshë, për të na pranuar në Europ! Po mos të ishte Amerika për ne, ju Evropa të njëjtit jeni.

Kadare në vend se t’i dal në ndihmë popullit dhe Atdheut te vet, së paku mos ta bëj të kundërtën!

11-5-2023

 

Kontrolloni gjithashtu

Beqir Elshani: Simbolika në përrallat e Grimit

Sipas përrallave të vëllezërve Grim tregohet se mbretëresha në dimër ishte duke qëndisur pranë dritares …