Skender Demaliaj

Dr. Skёnder Demaliaj: RASTI I OSETISЁ JUGORE, I ABKHAZISЁ, PAVARЁSIA E KOSOVЁS DHE “PRECEDENTI” PЁR TЁ CILIN FLET VLADIMIR PUTIN

Edhe ҫёshtjen e pavarёsisё sё Osetisё Jugore dhe Abkhazisё, Vladimir Putin e ka lidhur ngushtё e direkt me shpalljen e pavarёsisё nga Republika e Kosovёs nё vitin 2008. Ёshtё njё tezё me qёllime justifikuese pёr sulmet ushtarake tё Rusisё qё nga viti 2008 e nё vazhdim. Ёshtё njё tezё dashakeqёse, helmuese qё synon zhbёrjen e pavarёsisё sё Kosovёs e tё pengojё njohjen ndёrkombёtare tё saj. Ёshtё njё tezё e rrezikshme pёr paqen nё Ballkan, Europё e mё gjerё. Presidenti i territorit tё shkёputur gjeorgjian tё Abkhazisё, Sergei Bogosh deklaroi: “Vendimi i Gjykatёs Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё nё Hagё konfirmoi edhe njё herё tё drejtёn e Abkhazisё dhe tё Osetisё Jugore pёr vetёqeverisje”.

Njё histori e shkurtёr e Gjeorgjisё, Osetisё Jugore dhe Abkhazisё

Gjeorgjia ёshtё njё ish-republikё sovjetike, e cila shpalli paravёsinё nё vitin 1991. Sipёrfaqja e saj ёshtё 70 mijё km2, popullsia ёshtё 4.490.500 banorё (2014). 70% e Gjeorgjisё janё gjeorgjianё, 8% armenё, 6% rusё, 6% azerbajxhanas, 3.2% osetianё. Nё vitin 1967 ka patur 4.6 milionё banorё, mё 1998 – 5.1 milionё banorё. Nё vitin 1959 – 10.1% ishin rusё, nё vitin 1989 – 6.3%. Janё larguar pёr nё Rusi pёr njё jetё mё tё mirё, ashtu siҫ janё larguar serbёt nga Kosova pёr nё Serbi. Mё kёtё shpjegohet edhe rёnia e numrit tё rusёve dhe tё serbёve nё Gjeorgji dhe Kosovё. Jo, siҫ thotё propaganda ruse dhe serbe se ka patur diskriminim dhe dhunё ndaj tyre, prandaj janё larguar.

Gjeorgjia nё vitin 1555 ka qenё nёn sundimin e Pёrsisё dhe tё Turqisё. Nё shekullin XIX ёshtё pushtuar nga Rusia. Nё fillim tё vitit 1920 pushteti bolshevik pushtoi Gjeorgjinё. Osetianёt morёn anёn e Rusisё. U krijua Osetia Jugore nё Gjorgji dhe Osetia Veriore nё Rusi, si territore autonome. Mё 1920 Osetia Jugore shpalli pavarёsinё me ndihmё e bolshevikёve. Ishte koha kur nuk ishte konsoliduar pushteti bolshevik nё Gjeorgji. Pas fitores sё bolshevikёve nё Gjeorgji iu kthye asaj si Rajon Autonom, status, tё cilin e mbajti gjatё periudhёs sovjetike. Pra Rajoni Autonom i Osetisё Jugore ёshtё krijuar nё vitin 1922. Nё Osetinё Veriore ka gjysёm milionё osetё. Nё Turqi jetojnё 200 mijё osetё. 

Abkhazia ka qenё e pavarur nga 21 maj-16 dhjetor 1921. Nё vitet 1921-1931 ishte nё nivel republike, jo autonome, e cila me anё tё njё marrёveshjeje ishte bashkuar me Gjeorgjinё. Pra nga viti 1931 e nё vazhdim do tё emёrohet si Republikё Autonome. 

Osetianёt kanё patur marrёdhёnie shumё tё mira me gjeorgjianёt, ndryshe nga marrёdhёniet e serbёve me shqiptarёt, pёr faj tё serbёve dhe qёllimeve tё tyre pёr tё zhdukur popullsinё shqiptare nё Kosovё. Nё kohёn e Perandorisё Ruse dhe tё Bashkimit Sovjetik osetianёt kanё qenё shtetas besnikё tё tyre, ndryshe nga shqiptarёt nё Kosovё nё raport me serbёt. Ata flasin njё gjuhё qё ka lidhje tё largёt me gjuhёn Farsi. Shtrihet deri tek lumi Mtkvari nё Gjeorgji.

Sipёrfaqja e Osetisё Jugore ёshtё 3900 km2, popullsia ёshtё 72 mijё banorё. Sipёrfaqja e Abkhazisё ёshtё 8665 km2, popullsia ёshtё 243 mijё banorё (2012). Pёrbёrje etnike e Osetisё Jugore ёshtё si mё poshtё: 66% osetianё (muslimanё), 29% gruzianё, 2% rusё etj. Abkhazia dallon me Ҫeҫeninё, ku shumica e popullsisё ёshtё ҫeҫene (95.3%). Rusёt atje janё vetёm 1.9%, prandaj Ҫeҫenia kёrkon pavarёsinё. Nё Abkhazi, abkhazianёt janё poshtё 50% tё popullsisё. Nё Kosovё serbёt janё vetёm 6% e popullsisё, kurse shqiptarёt janё mbi 90%. Gjuhё zyrtare kanё qenё gjuhёt abkhaze dhe ruse. Nё Kosovё gjuha shqipe pёr dekada tё tёra ishte e ndaluar, bile po ta flisje, ta shkruaje atё nё shkollё, apo institucione shtetёrore pushoheshe nga puna dhe dёnoheshe.

Siҫ u theksua mё lart, Abkhazia gjatё periudhёs sё komunizmit nё Bashkimin Sovjetik ka qenё “Republikё Autonome” brenda Gjeorgjisё. Osetia Jugore kishte njё status mё tё ulёt “Krahinё Autonome”. Pra Gjeorgjia nuk ishte dhe nuk ёshtё Federatё, nuk ёshtё njё Federatё qё ёshtё shpёrbёrё. Jugosllavia ishte Federatё dhe u shpёrbё. 

Serbia e ka aneksuar Kosovёn nё rrugё jolegjitime, me dhunё. Deri nё vitin 1899, sipas Kushtetutёs sё vitit 1974 ishte pjesё pёrbёrёse e ish-Jugosllavisё, me territorin dhe kufijtё e vet, tё cilёt nuk mund tё ndryshonin pa pёlqimin e saj (e pёrcaktuar nё nenet e Kushtetutёs Jugosllave). Ёshtё kjo njё nga arsyet pse pavarёsia e Kosovёs nuk bie ndesh me ligjet dhe tё drejtёn ndёrkombёtare. Kosova kishte popullsi mё shumё se Mali i Zi, Sllovenia, sipёrfaqe me tё madhe se Mali i Zi, qё ishin republika.

Osetia Jugore ka shpallur pavarёsinё nga Gjeorgjia me ndihmёn e Rusisё, mё 28 nёntor 1991. Mё 12.11.2006 ёshtё zhvilluar referendumi pёr bashkimin me Rusinё. Mё 7-12 gusht 2008 janё zhvilluar luftime midis Gjeorgjisё dhe Rusisё, e cila dёrgoi nё Osetinё Jugore 6 mijё trupa nga kufiri tokёsor dhe 4 mijё trupa nga deti. 150 tanke, kamionё, teknikё ushtarake dhe personel ushtarak rus vёrshuan pёrmes Tunelit Roki, i cili ndante tё dy vendet. Kёshtu forcat ruse mposhtёn ushtrinё gjeorgjiane.

Edhe Abkhazia shpalli pavarёsinё brenda kufijve tё Gjeorgjisё, mё 1992. Nё ndihmё tё pavarёsisё sё saj erdhёn vullnetarё ҫerkezё dhe ҫeҫenё me moton e ҫlirimit tё popujve kaukazianё. Kjo bёri qё gjeorgjianёt autoktonё tё largoheshin, duke sjellё ndryshimin e pёrbёrjes demografike. Abkhazёt etnikё u bёnё shumicё. Nuk ishin para vitit 1992. Ndryshimet demografike nё favor tё Rusisё u realizuan me dhunё, nё kundёrshtim me tё drejtёn ndёrkombёtare dhe Kartёn e tё Drejtave tё OKB-sё. Shqiptarёt nё Kosovё ishin shumicё dhe mbeten shumicё.

Forcat ushtarake gjeorgjiane deri nё gusht tё vitit 2008 kontrollonin 25% tё territorit tё Abkhazisё dhe 40% tё territorit tё Osetisё Jugore. Pas 12 gushtit 2008 nuk ka asnjё kontroll. Gjeorgjia i trajton territoret e Abkhazisё dhe tё Osetisё Jugore si territore nё okupim, kurse forcat ushtarake ruse, tё vendosura atje si forca ushtarake tё okupatorit. Nё Kosovё janё forcat e NATO-s dhe tё KFOR-it me miratimin e Kёshillit tё Sigurimit tё OKB-sё, ku bёn pjesё edhe Rusia, bile me tё drejtёn e vetos. 

Rezoluta e Parlamentit Rus, mё 25 gusht 2008 njohu pavarёsinё e Osetisё Jugore dhe tё Abkhazisё. Njё ditё mё pas, mё 26 gusht 2008, Presidenti i Rusisё, Dimitry Medvedev dekretoi njohjen e tyre nga Rusia. Sipas tij: “Ky ёshtё njё vendim i vёshtirё, por e vetmja mundёsi pёr tё shpёtuar jetё njerёzish… Njohja e pavarёsisё sё kёtyre rajoneve ёshtё konform vullnetit tё shprehur tё popullit abkhazian dhe atij tё Osetisё Jugore dhe nё pёrputhje me kartёn e OKB-sё, Kartёn e Helsinkit tё vitit 1975, si edhe me tё drejta tё tjera e dokumenta tё sё drejtёs ndёrkombёtare. Ёshtё gёnjeshtёr hiperbolike tё thuash se po “shpёtohen jetё njerёzish”. Jetё njerёzish u shpёtuan nё Kosovё nga ndёrhyrja e NATO-s dhe e komunitetit ndёrkombёtar nё pranverёn e vitit 1999. Kёshilli i Sigurimit, pёrfshirё edhe Rusinё ka pranuar nё atё kohё se ekzistonte njё krizё e pashmangshme humanitare nё Kosovё. Bombardimi i NATO-s nё Jugosllavi kishte pёr qёllim shpёtimin e jёtёs sё njerёzve atje, tё shqiptarёve. Nuk ka ndodhur kёshtu nё rastin e Abkhazisё dhe tё Osetisё Jugore. Pavarёsinё e kёtyre rajoneve e kanё mbёshtetur: Nikaragua, Bjellorusia, Venezuela, Bolivia, Saharaja Perёndimore, Nagorno Karabakhu, Qiproja Veriore, Ishulli Nouro i Paqёsorit dhe qeveria separatiste nё Transnistri (Moldavi), me tё cilёn kanё themeluar organizmin e pёrbashkёt tё quajtur “Komunitetet pёr mbrojtjen e tё drejtave tё popujve”. Kosovёn e kanё njohur 117 shtete.

Presidenti i Komitetit tё Politikёs sё Jashtme tё Dumёs Ruse, Konstantin Kosachev deklaroi: “Rusia kёrkon tё luajё shah me Perёndimin, ku humbjen e Kosovёs ndaj Serbisё ta kompensojё me marrjen e Abkhazisё e tё Osetisё. Rusia do tё jetё e gatshme tё njohё pavarёsinё e Kosovёs, nёse Perёndimi njeh pavarёsinё e Osetisё dhe Abkhazisё”. Ministri i jashtёm i Asbkhazisё i bёn ofertё qeverisё sё Kosovёs: “Nёse Kosova pajtohet tё pranojё pavarёsinё e Abkhazisё, atёherё edhe ne do ta pranijmё kёtё Republikё.”

Richard Holbrooke, ish i deleguari i posaҫёm amerikan pёr Ballkanin deklaronte: “Ҫdo krahasim mes Kosovёs dhe Osetisё Jugore e Abkhazisё nuk qёndron. Me Rezolutёn nr. 1244 tё Kёshillit tё Sigurimit tё OKB-sё, nё hartimin e sё cilёs ka marrё pjesё edhe Rusia, Kosova ёshtё vёnё nёn administrimin e OKB-sё”. Nuk ka ndodhur kёshtu me Abkhazinё dhe Osetinё Jugore. Historiani Noel Malcolm shkruante: “Osetia Jugore nuk ёshtё Kosovё”.

Pёrfundime

  • Kosova ka qenё njёsi e Federatёs qё ka ushtruar fuqi qeverisёse nё koordinim me njёsitё e tjera. Edhe e ka pasur tё drejtёn ta kёrkojё pavarёsinё kur u shpёrbё federata e Jugosllavisё. Me shpalljen e pavarёsisё, populli shumicё nё Kosovё (shqiptarёt) po e vendos pёr herё tё parё lidhjen e pёrkatёsisё kombёtare tё popullsisё me pёrkatёsinё kombёtarё tё qeverisёsve tё saj.
  • Gjykata Ndёrkombёtare e Drejtёsisё tha se pavarёsia e Kosovёs nuk shkel tё drejtёn ndёrkombёtare. Sipas Rusisё kjo duhej tё zbatohej njёsoj edhe pёr Osetinё Jugore dhe Abkhazinё. Kjo analogji nuk qёndron, sepse Rusia i ka pushtuar kёto territore tё Gjeorgjisё. Ndryshimet e kufijve me dhunё janё tё papranueshme pёr Kartёn e OKB-sё dhe tё Heslinkit. 
  • Ndjenjat ukrainase nё rajonet lindore, ku ka njё shumicё rusofolёse ёshtё shumё mё tepёr e pranueshme dhe e prekshme sesa nё rajonet separatiste tё Gjeorgjisё.
  • Ndёrhyrja nё Kosovё ёshtё njё situatё unike, e njёhershme, sepse u iniciua dhe u justifikua si njё mision humanitar, i kufizuar nё ndalimin e gjakderdhjes dhe tё spastrimit etnik.
  • Pavarёsia e Kosovёs ёshtё realizuar nё koordinim tё plotё dhe me vullnetin politik tё faktorit ndёrkombёtar, i cili nuk e njeh pavarёsinё e Osetisё Jugore dhe tё Abkhazisё.
  • Kosova dallon nga Osetia Jugore dhe Abkhazia nё rafshin historik dhe politik, nga rrethanat sesi u copёtuan trojet shqiptare nga Fuqitё e Mёdha, nga subjektiviteti i vazhdueshёm territorial dhe politik, nga tё qenit e shqiptarёve popullsi absolute atje, nё ҫdo kohё, nё ditё tё vёshtira e kritike, pavarёsisht nga dhuna e gjenocidi serb.
  • Osetёt jugorё janё vetёm njё pjesё e vogёl e popullsisё etnike osete nё pёrgjithёsi. Nёse numri i osetёve nё Osetinё Veriore dhe atё Jugore do t’i trajtonim si njё, atёherё ata pёrbёjnё 10% tё korpusit etnik oset. Historikisht ata janё tё ardhur nё Osetinё Jugore tё sotme dhe nuk kanё pasur asnjё subjektivitet politik deri nё kohёn e Bashkimit Sovjetik. Shqiptarёt e Kosovёs janё den baba den nё tokёn e tyre mijёvjeҫare.

1 Pedagog nё Universitetin Mesdhetar tё Shqipёrisё

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …