Ahmet Qeriqi: Shqetësime të tjera të pritura dhe të papritura. (E premte 7 maj, 1999)

Ahmet Qeriqi: Shqetësime të tjera të pritura dhe të papritura. (E premte 7 maj, 1999)

Në mëngjes para se unë dhe Neziri të niseshim për në Berishë, kanë ardhur Sylë Qeriqi dhe Elez Durmishi. Iu kam bërë me dije se përmes Martinit i kam njoftuar Samiun, Ilaz Dërgutin  dhe Shaban Shalën.

Elezi më tregon se ata tanimë kanë mësuar për të gjitha, mirëpo janë në vijën e parë të fronit dhe tani për tani asnjëri prej tyre nuk ka kohë të depërtojë në anën tonë.

Në orën 8 e 30, së bashku me Nezir Myrtajn nisemi rrugëtimin tonë të gjatë Krojmir Berishë nëpër Rrafshnaltë.

Edhe sot po bën një mot i lig me një mjegull të pazakonshme për këtë stinë të vitit.

Rreth mesditës kemi arritur në tendë, të lodhur dhe të dërrmuar.

Këtu takojmë Idriz Hysenin dhe Isë Krasniqin, të cilët kanë ardhur për t`i marrë kompjuterët që i kemi vendosur në Bunker te Varret e Berishës.

Kemi biseduar lidhur me problemet dhe dëmin që na ka shkaktuar dhe po na shkakton aktualisht mungesa e telefonit, por Isë Krasniqi as nuk don të dëgjojë për këtë. Pavarësisht nga kjo ata kërkojnë t`i marrin edhe kompjuterët. Idrizi na shpjegon se njëri nga kompjuterët duhet të vendoset në Shtab, në Divjakë ku tani janë kthyer disa nga anëtarët.  Propozimin tim që të presin edhe sot derisa të kthehet Martini dhe të bëjmë një ndarje të drejtë të teknikës, meqë edhe ne jemi pjesë përbërëse e këtij organizimi ushtarak dhe ndodhemi  të rrezikuar ballë për ballë armikut, nuk e pranojnë Isa as Idrizi. Për më tepër, Idriz Hyseni e zbulon qëllimin në mënyrë diskrete. Ai thotë se ka kthyer për të na parë dhe për të kërkuar pëlqimin tonë vetëm sa për sy e faqe, meqë puna e tërheqjes së kompjuterëve është fakt i kryer. Më vonë kam mësuar se ata kanë shkuar fillimisht atje, por Rizah Berisha nuk ka lejuar të tërhiqet asgjë pa pëlqimin tonë. Më vjen tepër keq për këtë ndërhyrje tejet diskrete të Idriz Hysenit.

Edhe Nezir Myrtaj shpreh mospëlqimin e vet duke vënë në lojë cinike veprimin jo kolegial të Idriz Hysenit. Edhe kësaj radhe jemi detyruar të lëshojmë pe. Jo se jemi të ligj, jo se do t`i kisha përfillur. Por luftë është dhe kemi punët të tjera më të mëdha. Ndërsa këta që veprojnë kështu aq dinë aq bëjnë!

Koha gjithçka qet në vend të vet. Veprimet e tilla naïve dhe mospërfillëse janë pjesë përbërëse e moralit të njerëzve tanë. Të këtillë jemi. S kemi ç bëjmë!

Mentor Hoti dhe Behxhet Hoti e kanë hapur bunkerin. Nusreti, Fatmiri dhe Rizah Berisha i kanë bërë gati lisat dhe najlonin. Ka mbetur për t u hapur edhe një kanal për të depërtuar nga tenda në bunker.

Emisionin e lajmeve e kemi përgatitur me kohë. Disa nga raportet tonike të përgjegjësve të informimit nëpër zonat operative i incizojmë nga Radio Tirana apo nga ndonjë radiostacion tjetër. Në orët e para ditës Radio Tirana ritransmeton programin informativ të ditës së djeshme. E dimë se lajmet janë të vjetruara por jemi përcaktuar t`i emetojmë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një informatë e Radios Kosova e Lirë, drejtuar Shon Bërnsit në Shkup (E enjte 13 maj, 1999)

Ahmet Qeriqi: Një informatë e Radios Kosova e Lirë, drejtuar Shon Bërnsit në Shkup (E enjte 13 maj, 1999)

Në mëngjes në tendën tonë erdhi eprori, Muharrem Sylejmani. Ai tregon se ka një defekt …