Pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta veterani i UÇK-së, Skender Sokol Hoti, nga fshati Ratkoc

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka njoftuar se pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta veterani i UÇK-së, Skender Sokol Hoti, nga fshati Ratkoc. Kontributi i Skenderit në luftën për liri, por edhe pas luftës në fushën e shëndetësisë si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ratkoc, është shumë i madh dhe asnjëherë nuk do të harrohet. Me këtë rast, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së ngushtë të Skenderit, vëllezërve të tij, farefisit, miqve, kolegëve nga QKMF-ja në Rahovec dhe të gjithë bashkëluftëtarëve!

Mbahuni të fortë!

Pushofsh në paqe, Skender!

Të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke! Tha mes tjerash kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …