Presidenca e Lihtenshtajnit ka bërë të ditur publikisht se Kosova ende nuk është në rend dite për anëtarësim

Në pritje të mbledhjes së ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës në Strasbourg më 17 maj, ende nuk dihet nëse çështja e anëtarësimit të Kosovës do të jetë në agjendë. Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Lihtenshtajnit, tha se është në dialog të vazhdueshëm me të gjithë aktorët për përgatitjet e  sesionit ministror. Ai shtoi se rendi i ditës do të miratohet përfundimisht nga Ministrat e Jashtëm më 17 maj dhe do të bëhet publik pas mbledhjes së tyre, së bashku me të gjitha vendimet që do të marrin. Në agjendën provizore të publikuar, anëtarësimi i Kosovës nuk është i përfshirë. Në vend të kësaj, në rend të ditës janë çështjet si agresioni rus kundër Ukrainës, bashkëpunimi mes Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian, dhe transferimi i Presidencës nga Lihtenshtajni te Lituania.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …