Kandidati i koalicionit të Metës e Berishës, “Bashke Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri është arrestuar nga Policia e Shtetit

Kandidati i koalicionit “Bashke Fitojmë”, në Himarë, Fredi Beleri, është arrestuar nga Policia e Shtetit. Ai akuzohet për blerje votash. Arrestimi është urdhëruar nga SPAK-u. Filogreku i Ilir Metës dhe Sali Berishës Fredis Beleris, kishte premtuar se po të fitonte në zgjedhjet vendore do ta greqizonte Himarën. Mediet bëjnë të ditur se me  rastin e arrestimit,  Fredi Beleri ndodhej në brendësi të restorantit të tij, në Himarë, kur u shoqërua ne polici. Më pas ai u transferua në Vlorë. Ai po qëndronte me disa persona në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës kur efektivë të Policisë së Shtetit dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të lëshuar nga SPAK-u iu kanë  afruar dhe i kanë vendosur prangat atij dhe shoqëruesve. Beleri, i njohur për deklaratat antishqiptare, u akuzua gjerësisht në opinionin publik ditët e fundit se ka në axhendë helenizimin e Himarës duke iu referuar një interviste që dha për gazetën greke Prototema. Ministrja e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare Ministria e Jashtme greke bën me dije se pas udhëzimeve të ministrit të jashtëm, Nikos Dendias, ambasadorja greke në Tiranë, Kostantina Kamitsi, do të zhvillojë një takim në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …