KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Marrja në pyetje e dëshmitarëve të Prokurorisë së Gjykatës Speciale në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së po mbahet në seanca private

Marrja në pyetje e  dëshmitarit të katërt nga ana e Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale në gjykimin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është zhvilluar tërësisht në seancë private, për dy ditë me radhë. Njëjtë ka ndodhur edhe me tre dëshmitarët paraprakë. Pas pyetjeve të Prokurorisë, në mbyllje të saj seanca është bërë publike dhe kryetari i trupit gjykues, Çarls Smith, ka bërë të ditur se sot do të fillojnë kundër-pyetjet. Ai  ka deklaruar  se trupi gjykues mund të bëjë pyetje në çdo moment gjatë procesit gjyqësor. Në procesin gjyqësor kandër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, deri tani janë dëgjuar tre dëshmitarë të prokurorisë, Ndërkohë po dëgjohet dëshmitari i katërt po ashtu i mbrojtur sikur shumica dërrmuese e këtij soji të dëshmitarëve të instruktuar. Dëshmia e tyre nuk është bërë e ditur për publikun.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …