leoni

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Nuk është me habit fakti që nuk u votuar ligji për Vlerat e Luftës, të pavlerët nuk din çka është vlera

Ish eprori i luftës së UÇK-së, Sadik Halitjaha ka reaguar pas mos votimit në Kuvendin e  Kosovës të projektligjit për vlerat e luftës. Sipas tij nuk është me habit fakti që nuk u votuar ligji për Vlerat e Luftës “Të pavlerët nuk din çka është vlera. Po të ishte me votim a duhej të luftohej për liri apo të pranohet përjetësish robëria robërinë do ta zgjidhnin. Këta e luftuan me shpifje e spiunazhe luftën akoma janë duke e luftuar. Këta janë duke e cunguar lirinë çdo ditë me bë me u vendos me vota ky soj pranojnë vasalitetin ndaj Serbisë”, ka theksuar ai.

Halitjaha ka thënë se çlirimtarët tani janë shpërndarë e përçarë nëpër parti politike. Ai ka thënë së luftëtarët e vërtetë janë ata që e kanë sjellë lirinë dhe që do ta mbrojnë atë. “Luftëtarëve të lirisë ua kanë qel sytë se janë ndarë e përçarë nëpër partitë e tilla duke mos i dalluar tradhtaret. Tani besoj se janë të vetëdijshëm dhe s’na mbetet gjë veç se vet të bëhemi si që ishim çlirimtar të shndërrohemi në luftëtarë të çdo ditshëm të i mbrojmë këto vlera të luftojmë për ta ruajt lirinë integritetin e sovranitetin e vendit nga tradhtaret e shumtë e të hapur që ka Republika jonë. S’ka rëndësi numri sa jemi ne jemi ata luftëtarë që e sollëm lirinë, ne do të jem përherë në luftë për ta mbrojtur ketë liri”, ka saktësuar Halitjaha.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …