Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Si nuk turpërohen liderët politikë, kur pranë varreve të dëshmorëve qëndron simboli jugosllav

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka reaguar për paturpësinë e liderëve politikë të vendit që vazhdojnë ta lejojnë që të qëndrojë pranë varrezave të dëshmorëve të kombit simboli i ish-Jugosllavisë, ashtu sikur trekëmbëshi në mes të Komunës së Prishtinës dhe Kuvendit të Kosovës.

Sadik Halitjaha ka thënë së këto simbole dhe regjimin okupator serb e jugosllav e kanë luftuar dëshmorët e kombit. “Si nuk turpërohen ata kur pikërisht pranë varreve të dëshmove dhe të heronjve si Adem Demaçi e shumë të tjerëve, të qëndrojë simboli i ish-Jugosllavisë me gjashtë republikat e dy krahinat i ish RSFJ-së. Dhe  pa fije turpi prononcohen duke e pasur mbrapa shpine këtë simbol që ka rënduar me pushtimin e rëndë, mbi kurrizin e popullit tonë me dekada,  që nga Lufta e Dytë Botërore.

Dyshoj se dikush, apo shumë kush nga liderët përkujdeset ta ruajë  këtë simbol dhe atë trekëmbëshin në mes Komunës e Parlamentit. Sa rëndë e ndiejnë  luftëtarët, familjaret e dëshmove?! Çfarë kuptimi logjik e njerëzor ka të prehen dëshmoret pranë këtij simboli të një Shteti pushtues për afër një shkull mbi tokat shqiptare, kur dëshmorët ranë duke e luftuar këtë simbol, këtë regjim e këtë pushtues,  serb, sllav e jugosllav. Kështu  ndodh kur të pa merituarit janë në pushtet e nuk dinë apo nuk duan të bëjnë Shtet!”, ka shkruar, ish zëvendës-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …