leoni

Betim Gjoshi: Paturpësisht Albin Kurti mundohet të përfitoj politikisht edhe në përvjetorët e heronjve të Kosovës

Betim Gjoshi: Albin Kurti mundohet të përfitojë politikisht edhe në përvjetorët e heronjve të Kosovës

Anëtari i Kryesisë së, PDK-së, Betim Gjoshi, i është përgjigjur kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili sot ka shkruar  se aksioni në veri të Kosovës,  ishte ndërpre nga Hashim Thaçi pas rënies së Enver Zymberit. Gjoshi thotë  se Albin Kurti mundohet të përfitojë politikisht edhe në përvjetorët e heronjve të Kosovës, pasi ndihet rehat me komoditetin që  e ka në Norvegji. “Duhet të jesh i pafytyrë si Albin Kurti për t’u munduar të përfitosh politikisht në përvjetorin e rënies së heroit Enver Zymberi. Jemi mësuar me këtë njeri që nga rehatia që ia ofron Norvegjia të hedhë vrerë e baltë mbi Hashim Thaçin që i vetmi kishte guximin për të urdhëruar aksionin për sovranitet me 25 korrik 2011. Edhe a e dini se kush po flet? Po flet ky njeri që si kryeministër ia hapi derën Aleksandër Vuqiqit dhe strukturave të tij të Serbisë për të menaxhuar pandeminë  në  komunat  e veriur”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja, Duda Balje kritikon ashpër kryeministrin, Albin Kurti për deklaratat mbi Kodin Civil dhe komunitetin LBGT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka trajtuar si deklaratë provokuese qëndrimin e …