Brickos

Hadergjonaj: Izolimi dhe kufizimet anti kushtetuese nga qeveria po rezultojnë edhe të kota përderisa numri i të infektuarve po rritet

Safete Hadergjonaj: Zonja Gaxherri ka punuar dhe ka qenë pjesë e abuzimit personal e politik në PTK

Deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Safete Hadërgjonaj, gjatë seancës së jashtëzakonshme që po zhvillohet për Telekomin e Kosovës, e ka quajtur të befasishëm diskutimin e Besa Gaxherrit lidhur me këtë temë teksa ka thënë se ajo akuzon të tjerët, pa e kthyer kokën kah vetvetja. “Zonja Gaxherri ka punuar dhe ka qenë pjesë e abuzimit personal e politik në PTK. Ajo ka qenë menaxhere aty dhe ka menaxhuar me 1/3 e PTK. Ka mbajtur për vite të tëra punën në PTK, duke qenë njëkohësisht edhe deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ka shfrytëzuar pozitën e të qenit deputete, për të politizuar me PTK për interesa të LDK, por edhe ka shfrytëzuar pajisjet e këtij institucioni për interesa personale”, ka thënë ajo.Hadërgjonaj ka deklaruar më tutje se deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, sigurisht e ka ruajtur vendin e punës në PTK, që një ditë të kthehet aty,  jo po i bën të gjitha këto për t’u dalë në mbrojtje abuzimeve që i ka bërë LDK në PTK dhe hedh akuzat te të tjerët pa kurrfarë baze dhe dëshmie konkrete”, ka thënë Hadërgjonaj.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …