Sahit Beqir Baftiu (1.1.1952 -16.4.1999)

Sahit Beqir Baftiu (1.1.1952 -16.4.1999)

Më 1 janar 1952, në fshatin Zhegovc u lind Sahit Baftiu. Ishte fëmija i parë i Beqës dhe Lebibës. Viti 1952 ishte i rëndë për të gjithë shqiptarët liridashës të Kosovës, e veçanërisht për familjen Baftiu e cila ndiqej nga organet e UDB-së për shkak se Saqip Baftiu, në luftën heroike të Shaban Polluzhës, në Drenicë kishte rënë heroikisht.

Regjimi antishqiptar bënte presion që kjo familje të shpërngulej për në Turqi si shumë familje të tjera. Tri vjet me radhë, në emër të tepricës “vishakt” -ut kësaj familjeje pos drithit dhe podrukteve të tjera, i kërkoheshin 3 mijë kilogramë mish.

Në këto kushte, Sahiti, në moshën 7 -vjeçare vazhdon shkollimin në shkollën e fshatit ku mbaron 4 klasë të fillores.

Ndërkohë i vdes e ëma. Sahiti bashkë me tre vllezër e tri motra mbetet jetim. Më pastaj, ndjek kurset e natës dhe mbaron tetëvjeçaren, pas së cilës regjistrohet në Shkollën e Mesme të Bujqësisë, në Lipjan. Pas mbarimit suksesshëm të shkollës së mesme u regjistrua në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë, ku njëkohësisht filloi të punojë në shkollën e mesme bujqësore në Gjilan si mësimdhënës i lëndëve bujqësore.

Në vitet ’80 u martua me Hyrije Elezin nga Livoqi i Gjilanit. Me të kishte dy djemtë – Kastriotin dhe Korabin.

Viti 1991 ishte vit i rëndë, si për tër arsimin në Kosovë, ashtu edhe për Sahitin edhe për familjen e tij, sepse apart’hejdi serb vuri në pozitë të vështirë ekonomike punëtorët e arsimit, prandaj edhe të Sahitit. Mirëpo ai nuk u dorëzua dhe me krenari vazhdoi punën e palodhshme për arsimimin dhe edukimin e brezit të ri.

Me të filluar lufta në Drenicë më 1997, te Sahiti u rritën shpresat se liria është shumë afër.

Në mars të vitit 1999 ai me tërë familjen shkon në Zhegovc për t’u angazhuar në UÇK. Atje ngarkohet me detyra të caktuara të mbojtjes civile. Me detyra të caktuara ishin angazhuar edhe vëllai i tij, Shahini me të birin, Kastriotin 16-vjeçar.

Bombardimet e NATO-s rritnin shpresat se liria do te vinte shpejtë. Mirëpo tani agresioni e dhuna okupatore ishte edhe më e egër.

Më 15 prill 1999, fillon ofanziva nga forca të mëdha policore dhe ushtarake serbe në malsinë e Zhegovcit. Qëllimi kryesor ishte që ato të depërtonin në pozicionet e UÇK-së dhe të rrethonin popullatën civile, për ta larguar nga vatrat e veta. Duke parë lëvizjet e forcave serbe dhe qëllimin e tyre, Komanda e ZOK-ut dha urdhër që sa më parë të bëhet evakuimi i popullatës në drejtim të Gadimes dhe Smollushës, fshatra të komunës së Lipjanit. Për këtë detyrë u ngarkua Sahiti me disa bashkëluftëtarë.

Pasnjë vonese Sahiti vendosi të tërheq edhe familjen e tij, por ishte bërë vonë për shkak se ishin rrethuar nga forcat serbe, ku në tërheqje bien në krye të detyrës, bashkë me të birin, Kastriotin, me vëllain Shahinin dhe dhëndrin e tyre, Bahri Sadiku. Kështu, më 16 prill 1999 rreth orës 14.30 minuta, Sahiti bie në krye të detyrës.

Babai i Sahitit, Beqa, bashkë me djalin e axhës së Sahitit, [upin, organizon varrimin e të rënëve. Pas përfundimit të luftës, u bë rivarrimi i Sahitit dhe dëshmorëve të tjerë të Zonës Operative të Karadakut, në Varrezat e Dëshmorëve në kodrën e qytetit të Gjilanit. Në shenjë nderimi familja mori mirënjohje nga Ministria e Mbrojtjes e QPK-së,

Komanda e ZOK -ut, Komanda e Zonës së 6 e TMK-së dhe Kuvendi Komunal i Gjilanit. Dëshmori Sahit Baftiu, pas la bashkëshorten Hyrijen dhe djalin Korabin. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës ka emërtuar pullën postare me portretet e heronjve ë kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 29 vjetorin e rënies

Nezir Myrtaj: Dëshmorët Afrim Zhitia e Fahri Fazliu i kishte bashkuar ideali deri në vdekje

Është e njohur thënia se dëshmorët e kombit “nuk kanë hierarki dhe ata janë të …