leoni

Sali Berisha

Sali Berisha dhe mbështetësit e tij nuk do të jenë më pjesë e Partisë Demokratike dhe Grupit Parlamentar të saj

Sali Berisha dhe mbështetësit e tij që u paraqiten si anëtarë të Grupit të Rithemelimit,  nuk do të jenë më pjesë e Partisë Demokratike dhe Grupit Parlamentar të PD-së. Ata u përjashtuan nga partia pas një mbledhjeje të Kryesisë që zgjati 8 orë në selinë  e PD-së. Vendimi për përjashtimin e tyre si edhe zhveshjen e mbështetësve të tjerë të Berishës nga detyrat në parti ishte unanim, ndërkohë janë zbardhur diskutimet që u bënë gjatë mbledhjes së gjatë. Gjatë fjalës së tij, Ervin Salianji i ka quajtur akte para politike ato që ndodhën në selinë e PD-së mesditën e 8 janarit duke theksuar se dhuna është kufiri tek i cili ndahet çdo përfaqësues i Partisë Demokratike. Ky diferencim duhet të jetë edhe për të mos përjashtuar të gjithë, duhet të japim mundësinë e reflektimit dhe distancimit nga dhuna pjesëmarrësve që mund të jenë aty dhe jam i bindur që janë aty për shkak te zhgënjimit dhe dëshpërimit të mos fitores në 25 Prill! Nxitja për dhune dhe perkrahja e dhunës duhet të jetë kriteri ndarës për përjashtimin ose bashkëjetesën, nëse ka kolegë që pranojnë rrezikimin e jetës dhe eleminimin fizik të drejtuesve të degëve, të Këshillit Kombëtar, deputetëve kjo është vijë ndarëse dhe këtu nuk i kemi përjashtuar në por ata”, tha ndër të tjera  Salianji.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …