Brickos

Sali Berisha, kundër deputetëve të Kosovës që nuk votuan “Specialen”

Pasi ka humbur në mënyrë  fatale zgjedhjet vendore të 21 qershorit,  ish kryetari i PD-së së Shqipërisë, Sali Berisha, ka filluar ta shqyejë gurmazin kundër deputetëve të Kosovës, të cilët nuk e votuan themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së. 


Në kohën kur u lansua afera plot trillime e gënjeshtra e Dik Martit, disa vjet  më parë, ishte vetë Sali Berisha që vrapoi për të treguar se ishte i gatshëm të lejonte hetimet në çdo vend të Shqipërisë, edhe pse Gjykata e Hagës nuk ka pasu as ka juridiksion për të hulumtuar rastet e luftës në Shqipëri. Ai ka ironizuar deputetët dhe ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta korrigjojnë vendimin për Gjykatën Speciale. Gjuha arrogante e Berishës, ka bërë që partia e tij të pësojë debakël si në zgjedhjet e përgjithshme të para dy viteve ashtu edhe në zgjedhjet e fundit ku mezi mori një të katërtën e bashkive në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …