Salih Mustafa, ish-komandant i UÇK-së i dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata Speciale, vazhdon ta vuajë dënimin në objektet e paraburgimit në Hagë. Pavarësisht marrëveshjes së arritur mes Dhomave të Specializuara dhe Belgjikës për vuajtjen e dënimeve në burgjet belge, ende nuk është vendosur se ku do të transferohet Mustafa. Nga Specialja kanë deklaruar se vendimin për shtetin ku do të vuhet dënimi e merr kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova. Sipas rregullave, transferimi duhet të bëhet “sa më shpejt që të jetë e mundur”, por nuk është përcaktuar një afat konkret. Mustafa ishte dënuar fillimisht me 26 vjet burgim në vitin 2022, ndërsa pas proceseve të apelimit dënimi i tij u ul përfundimisht në 15 vjet.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
