Sulmi në Manchester Arena

Salman Abedi, 22 vjeç, është atentatori vetëvrasës së shkaktoi 22 viktima në Manchester

Autori i atentatit kamikaz në Mançester që shkaktoi të paktën 22 të vdekur, mes të cilëve dhe fëmijë, në përfundim të një koncerti, u identifikua sot nën emrin e Salman Abedi, 22 vjeç, njoftoi policia. “Mund të konfirmoj se personi i dyshuar për kryerjen e sulmit natën e kaluar u identifikua me emrin e Salman Abedi”, konfirmoi komisari i policisë, Ian Hopkins në një deklaratë shtypi. Të paktën 22 persona, shumica të rinj dhe të reja humbën jetën dhe 59 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në ‘Manchester Arena’, përcjell Atsh. “Shpërthimi ndodhi menjëhere pas përfundimit të një koncerti të këngëtares amerikane, Ariana Grande”, njoftoi policia e Mançesterit.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer hedh poshtë zërat për “dokument amerikan” për Kosovë–Serbi

Deklarimet e analistit serb Dushan Janjiq se në Shtetet e Bashkuara po përgatitet një dokument …