Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Asnjëherë në historinë e Kosovës së pasluftës nuk ka ndodhur që buxheti të ndahen sikur po e ndanë Qeveria Kurti

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është i pakënaqur me ndarjen e buxhetit për këtë komunë nga ana e qeverisë së Kosovës. Lushtaku ka thënë se asnjëherë në historinë e Kosovës së pasluftës nuk ka ndodhur që ky buxhet të ndahet kështu. “Është për keqardhje. Jo që jam i pakënaqur, por qytetarët e Skenderajt janë të revoltuar me ketë qeveri. Pse këtë ndarje. Edhe Serbia kur ka qenë kështu na ka trajtuar. Aty ku  ka qenë komuniteti serb ka investuar, ku ka qenë komuniteti shqiptar i ka anashkaluar. Krejt këtë situatë, Lushtaku e vlerëson si të pazakontë duke shtuar se ndarja është jashtëzakonisht e keqe.  Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim buxhetin 3.2 miliardësh për vitin 2023. Kurti, dhe ministri Hekuran Murati kanë prezantuar buxhetin në disa komuna të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: PDK nuk do t’i nënshtrohet presionit për ta votuar presidentin e Vetëvendosjes

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se PDK-ja nuk …