Sami Lushtaku, kandidat për kryetar të Skenderajt, nuk ka pengesa ligjore me asnjë proces gjyqësor

Sami Lushtaku: Kam qenë më i zëshmi pro koalicionit, PDK-Nisma, por kjo nuk ndodhi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku ka demantuar deklaratat e Enver Hoxhajt, Uran Ismailit dhe Memli Krasniqit të cilët deklaronin se askush në PDK nuk ka pasur vullnet që koalicioni PDK-Nisma të ndodhë. Vet Sami Lushtaku ka thënë se ai ka qenë pro koalicionit PDK-Nisma. Madje, ai ka thënë se ka qenë më i zëshmi që ky koalicion të ndodhë. “Unë vërtete kam qenë pro koalicionit PDK-Nisma, por ishte mendim i kryesisë së PDK-së dhe kjo nuk ka ndodhë.  Nuk është votuar fare në kryesi të PDK-së dhe kjo që po thotë Sherifi është e vërtete”, ka theksuar Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …