leoni

IHK paralajmërohen sërish vërshime në Kosovë si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës

IHK paralajmërohen sërish vërshime në Kosovë si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nga sot e deri më 12 shkurt mund të ketë sërish vërshime ditëve në vijim, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës. Si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut të Drinit të Bardhë, në disa zona do të jenë me intensitet më të lartë e që pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit. Veç kësaj priten edhe vërshime të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta. “Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jen me intensitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vërshimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta. Në rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit pritet të ketë sasi dhe intensitet më të lartë të reshjeve”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …