Avdullah Hoti takon përfaqësuesit e bizneseve i njofton për përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve

Avdullah Hoti takon përfaqësuesit e bizneseve i njofton për përfitimet nga nxitja investimeve

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti mëngjesin e së hënës ka takuar përfaqësues të bizneseve, të cilë​t i ka njoftuar rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve. Marrëveshjen e nënshkruar vitin e kaluar, Hoti e ka quajtur mundësi të mirë për bizneset, e që do të ndikojë në rritjen ekonomike në vend. “Jemi mundu që si qeveri të jemi më afër bizneseve. Në muajin shkurt qarkullimi i bizneseve është më i madh se sa në  janar të vitit 2020 kur nuk ka pasur pandemi, tha Hoti. “Shuma totale për projekte iniciale shkon në 1 miliard dollarë dhe kjo është mundësia më e mirë që e ka pasur Kosova, dhe sigurisht që ka kritere për t’i marr këto projekte nga DFC-ja dhe e para është që projekti duhet të ndikojë në rritje ekonomike në Kosovë”. “Ne duhet të kemi instrumente financiare për t’i siguruar investitorët e jashtëm që ata të janë të sigurt”, ka shtuar Hoti. Më 31 dhjetor të viti të kaluar kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nënshkruan marrëveshjen për nxitjen e investimeve, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të SHBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …