Sami Lushtaku

Sami Lushtaku nga burgu ka përkujtuar Legjendarin Adem Jashari dhe Epopenë e UÇK-së

Komandanti i Zonës Operative të Drenicës gjatë luftës së  UÇK, Sami Lushtakau  i dënuar pa asnjë fakt  me shtatë vjet burgim për rastin “Drenica II”, përmes një letre ka kujtuar kohën kur luftonte bashkë me Adem e Hamëz Jasharin. Ai ka kujtuar Epopenë e UÇK-së dhe thotë se përherë mbetet përkrah familjes Jashari. Sa herë që vjen fillimi i marsit, më kujtohet që patëm nisur bashkë me Ademin e Hamzën dhe shokët e tjerë për ta çliruar vendin tonë nga pushtuesi serb. Ju keni kaluar  në amshim e ne mbetëm ende duke bërë përpjekje ta qojmë në vend amanetin që na e latë. Edhe në Epopenë e këtij viti, mbetem  i përkushtuar që të shkoj pas rrugës të cilën e patëm filluar bashkë. E kujtojmë përherë Epopenë e UÇK-së dhe ata që ranë për idealin më të madh, çlirimin e Kosovës. E them me tërë mendjen e trupin tim, se mbetem përkrah shokëve dhe familjeve të ushtarëve të UÇK-së, në krye me familjen Jashari dhe me komandantin tonë legjendar Adem Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …