Sami Mazreku emërohet drejtor i përgjithshëm i Byrosë Kosovare të Sigurimit për një mandat katër vjeçar

Sami Mazreku emërohet drejtor i përgjithshëm i Byrosë Kosovare të Sigurimit për një mandat katër vjeçar

Asambleja e Përgjithshme e Byrosë Kosovare të Sigurimit ka emëruar Sami Mazrekun për drejtor të përgjithshëm të BKS-së për një mandat katër vjeçar, respektivisht deri më 28 shkurt të vitit 2025. Mazreku, gjatë 5 muajve të fundit ka ushtruar pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të BKS-së, deri sa para se të vije në këtë pozitë ai ka qenë edhe drejtor në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, deri sa pjesë e sektorit të sigurimeve është që rreth 15 vite. Përndryshe Mazreku ka të përfunduar Fakultetin Juridik në Prishtinë. Ai gjithashtu përfunduar studimet master, drejtimi menaxhment dhe lidership në Prishtinë, deri sa studimet e doktoratës i ka përfunduar në Universitetin Uni-Bit në Sofje të Bullgarisë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …