Brickos

Gashi: Serbia nuk mund të amnistohet për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999

Sandra Miçell: Viktimat e Masakrës së Reçakut nuk ishin pjesë e UÇK-së, mirëpo ajo përshkallëzoi situatën

Sot në Gjykatën e Hagës, ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë, Sandra Miçell, në cilësinë e dëshmitares në procesin gjyqësor kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka deklaruar se   viktimat e Masakrës së Reçakut nuk ishin pjesë e UÇK-së, mirëpo ajo  çoi në intensifikimin e tensioneve. U gjetën shumë trupa të vdekur rreth mbi 40 trupa të vrarë, mendoj se në mesin e tyre ka qenë edhe një grua e një fëmijë.  Shumë prej tyre kishin të shtëna më armë në kokë, ishin fshatarë të zakonshëm, nuk është se ishin me uniformat të UÇK-së, ndërkohë me shumë anëtarë të familjes biseduan e konfirmuan këtë fakt ka thënë Miçell. Tërë  kjo është shfaqur edhe në raportin e Misionit Verifikues dhe ambasadori, Voker, ka qenë shumë i ashpër. Kjo ka qenë masakra që çoi intensifikimin e tensioneve, çoi në zemërim sigurisht jo vetëm nga autoritetet serbe por edhe nga autoritetet e UÇK-së dhe për faktin që ata gjithsesi donin të krijonin prita, pavarësisht faktit që mund të kishte shpagim nga forcat serbe se kjo ishte një model që ishte përsëritur në të shkuarën. Një prej taktikave të përdorura nga UÇK-ja, ishte që t’ua zinte priten patrullave serbe të cilat më pas hakmerreshin, ka saktësuar ish-zyrtarja e OSBE-së, gjatë luftës  në Kosovë, Sandra Miçell.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …