SBASHK ka reaguar për raportimet se Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar padinë e tyre kundër MASHT-it

SBASHK-u është deklaruar sërish se kundërshton vlerësimin me shkrim të mësimdhënësve

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka deklaruar sërish se kundërshton vlerësimin me shkrim të mësimdhënësve. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ka thënë se zgjidhja e vetme për të ngritur cilësinë në arsim është të forcohet divizioni i inspektorëve profesionalë të cilët do të shkonin në shkollë dhe do të monitoronin mësimdhënësit gjatë procesit mësimor. Ai ka theksuar më tutje se mësimdhënësit pranohen me konkurse të hapura dhe aty dëshmojnë se janë të aftë për punë. “Konsiderojmë që kjo është zgjidhje e vetme, ngase inspektorët profesional do të shihnin nga afër punën që bënë mësimdhënësi, do të shihnin edhe mangësitë eventuale, do t’i thuhej dhe këshillonte mësimdhënësin se si ti tejkaloj dobësitë eventuale që i ka pa qëllimin e tij, sepse ne mësimdhënësit mundohemi të punojmë por mundemi nganjëherë të gabojmë në ndonjë etapë të orës… Punëtorët e arsimit janë pranuar me konkurse për të punuar me nxënës e jo për t’u testuar, kjo diplomë e marr në universitetet publike dëshmon se ata janë testuar dhe përgatitur për tregun e punës” ka theksuar, Rrahman Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …