Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

SBASHK-u kërkon që mësimdhënësit të jenë prioritet për vaksinim kundër pandemisë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik që punëtorët e arsimit t’i kenë prioritet për t’i vaksinuar me vaksinat kundër COVID-19. “Ky do të ishte kontribut konkret me vlerë në shërbim të rrjedhës së mbarë të procesit mësimor dhe përmbylljes me sukses në institucione arsimore të këtij viti shkollor. Për këtë na duhen punëtorë arsimor të mbrojtur e të mbështetur nga institucionet, Këshilli i prindërve dhe shoqëria civile” thuhet kërkesën e SBASHK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …