Brickos

Tomas Szunyog: Hapja e ambasadës së Kosovës, në Jerusalem, nuk është në linjë me politikën e Bashkimit Evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në vendin tonë, Tomas Sunjog ka deklaruar se nëse Kosova synon BE-në, atëherë duhet të ndjek edhe  politikat  e saj të jashtme. Duke folur për njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe paralajmërimet për hapjen e ambasadës në Jerusalem, ai ka konfirmuar  se hapja e ambasadës në Jerusalem nuk është në linjë me politikën e BE-së, duke shtuar se Kosova duhet të ndjekë prioritetet e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian. Unë po ua komunikoj qartë homologëve të mi të Kosovës që synimi për të hapur një ambasadë në Jerusalem nuk është në përputhje me prioritetet e sigurisë së jashtme dhe gjithashtu Bashkimi Evropian beson që nuk është në përputhje me angazhimet e tjera ndërkombëtare të Kosovës dhe po ashtu jo në përputhje me rezolutat e sigurisë së OKB-së dhe natyrisht që mund të krijojë një dilemë të caktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …