Komunat shprehen të gatshme dhe kërkojnë që viti i ri shkollor të fillojë më 27 shtator

SBASHK-u: Vendimi i Qeverisë për lirimin e grave shtatzëna nga puna, ka shkaktuar shumë paqartësi

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, po thotë se vendimi i Qeverisë për lirimin e grave shtatzëna nga puna, ka shkaktuar huti në institucionet arsimore. Përmes një komunikate për media, SBASHK-u thotë se e kundërshton qasjen që është bërë ndaj punonjëseve të arsimit, duke thënë se mund të zgjedhin nëse duan ta shfrytëzojnë apo jo mundësinë e lirimit nga puna, pasi në pikën 7 të vendimit të Qeverisë thuhet se gratë shtatzëna duhet të lirohen nga puna dhe duhet t’u krijohen mundësitë për të punuar nga shtëpia. “Në kuadër të vendimit të fundit të Qeverisë në parandalimin dhe luftën kundër Covid 19 është edhe ai që të gjitha punëtoret shtatzëna të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë duke iu mundësuar që të punojnë nga shtëpia. Kjo ka krijuar hamendje, huti dhe stres te institucionet arsimore e veçmas te punëtoret shtatzëna. SBASHK-u duke iu përgjigjur këtyre shqetësimeve kundërshton qasjen që u është bërë disa punëtoreve shtatzëna në arsim duke iu thënë se ato mund ta shfrytëzojnë, por edhe mund të mos e shfrytëzojnë këtë mundësi që ua garanton pika 7 e masave të fundit të Qeverisë. Këtë qasje, nga kushdo që vjen, e konsiderojmë si presion që punëtoret shtatzëna mos ta shfrytëzojnë këtë të drejtë që ua jep pika 7”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut. Tutje, SBASHK’u thotë se vendimi i Ministrisë së Arsimit që në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit për të angazhuar studentë për të zëvendësuar punëtoret shtatzëna, nuk është i qëlluar.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …