Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

SBASHKU ka kërkuar kompensim shtesë nëse kërkohet që të mbahet mësimi gjatë vikendit

Sindikata e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës e Kosovës ka kërkuar kompensim shtesë nëse kërkohet që të mbahet mësimi gjatë vikendit. Kjo kërkesë e SBAShK-ut, po konsiderohet si e drejtë nga njohësit e ligjeve në Kosovë. Në kontratat kolektive të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe Sindikata e Arsimit, thuhet se mbajtja e mësimit gjatë vikendit dhe festave zyrtare, duhet të paguhet së paku 50 për qind të mëditjes. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim, duke cituar kontratën kolektive, ka thënë se kjo zëvendësimi papagesë mund të bëhet me marrëveshjen ndërmjet palëve. o t’u themi të drejtën, shkelja e parë që e ka bërë MAShTI është vetë kontrata kolektive, ngase neni 34. 8 e precizon se orët e humbura në grevë nuk zëvendësohen por kjo gjë mund të ndryshojë nëse dyja palët ulen dhe bëjnë marrëveshje të veçantë. Fatkeqësisht as me SBAShK-un, MAShTI nuk ka bërë asgjë me Këshillin e Prindërve sepse janë reaguesit më të mëdhenj kundër mbajtjes së mësimit të shtunave por edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka pasur vërejtje të njëjta”, u shpreh Jasharaj.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …