Së paku 10 turistë të vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në një lagje në qendër të Stambollit

Së paku 10 turistë gjermanë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur si rezultat i shpërthimit në një lagje në qendër të Stambollit, që është e populluar me turistë nga vende të ndryshme.  Pamjet televizive nga vendi i ngjarjes i kanë paraqitur disa trupa të shtrirë në tokë. Raportet nga Turqia bëjnë me dije se turistë të huaj, duke përfshirë gjermanë, norvegjezë dhe koreanë të jugut, janë në mesin e të plagosurve nga shpërthimi që ka ngjarë paraditen e së mërkurës. Kryetari i Turqisë, Erdogan ka thënë se në mesin e të vrarëve ka të huaj dhe turq. Unë e dënoj fuqishëm sulmin terrorist në sheshin Sulltan Ahmet të Stambollit, i cili është kryer nga një sulmues vetëvrasës me origjinë siriane”, ka thënë presidenti Erdogan. “Caku i parë i të gjitha grupeve aktive terroriste në këtë rajon është Turqia, sepse ajo  i lufton të gjithë ata me vendosmëri të njëjtë”, ka shtuar presidenti turk. Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus ka thënë se sulmuesi vetëvrasës është një sirian, i lindur në vitin 1988.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …