Gurpi i Kumanovës

Seanca gjyqësore kundër shqiptarëve që luftuan në pritë, në Lagjen e Trimave, në Kumanovë, vazhdon sot në Shkup

Seanca gjyqësore kundër shqiptarëve që luftuan në rrethim, në Lagjen e Trimave, në Kumanovë në maj të vitit 2015, pritet të vazhdojë sot në Shkup. Seanca e fundit ishte  ndërprerë për shkak se tre avokatë të të akuzuarve braktisën gjykatën meqë kishin konstatuar se nuk kishte kushte për gjykim. Avokatët në mënyrë arbitrare u gjobitën me nga 1200 euro. Përveç kësaj, avokatët Naser Raufi dhe Bujar Dardhishta do të duhet t’i kompensojnë edhe të gjitha shpenzimet për gjykimi, që sipas disa vlerësimeve arrijnë edhe dhjetëra mijëra euro. Do të duhet të paguajnë edhe shoqërimin e të akuzuarve, për angazhimin e dy helikopterëve dhe qindra policëve. Gjykata iu ka bërë me dije se familjarët mund t’i vizitojnë në paraburgim, dhe se Ligji për procedurë penale nuk parashikon se duhet doemos t’u lejohet familjarëve që të jenë të pranishëm në gjykim.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …