Kryeprokurori Aleksander Lumezi, priti në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie

Kryeprokurori Aleksander Lumezi, priti në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, në takim me  ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes Ambasadës së saj në Prishtinë, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në vendin tonë. Sipas njoftimit për media nga Zyra e Prokurorit, gjatë këtij takimi, Lumezi ka njoftuar ambasadorin Amerikan në Prishtinë se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi. Me theks të veçantë gjatë këtij takimi u diskutua për veprimet që po i ndërmerr Prokurori i Shtetit për të rritur efikasitetin në luftë kundër korrupsionit, për rezultatet më të mira të punës në luftën kundër korrupsionit, të shënuara gjatë muajve të fundit, si dhe për bashkëpunimin në mes Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve tjera të zbatimit të ligjit, për koordinim të veprimeve për luftimin e këtyre veprave penale”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …