Seanca për sulmin terrorist në Banjska mbahet sot, tre të akuzuar dalin para drejtësisë

Seanca për sulmin terrorist në Banjska, i cili ndodhi në vitin 2023 dhe ku humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku, do të mbahet sot. Tre të akuzuar, Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, do të dalin para drejtësisë në Kosovë, ndërsa 42 të akuzuarit e tjerë, përfshirë Milan Radoiçiq, nuk do të jenë pjesë e gjyqit, për shkak të kërkesës për gjykim në mungesë. Prokuroria ka kërkuar ekstradimin e Radoiçiqit dhe të akuzuarve të tjerë, por ende nuk është realizuar. Sipas aktakuzës, grupi terrorist synonte shkëputjen e një pjese të Kosovës dhe bashkimin me Serbinë. Rasti ka shkaktuar shqetësime ndërkombëtare për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …