Sebastian Kurz: Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit jo vetëm të vazhdojë, por edhe të përfundojë me sukses

Sebastian Kurz: Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit jo vetëm të vazhdojë, por edhe të përfundojë me sukses

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha të hënën në Beograd se është e rëndësishme që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës jo vetëm të vazhdojë, por edhe të përfundojë me sukses, sepse një gjë e tillë, siç u shpreh ai, është mënyra e vetme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.”Është një mundësi unike që historia të mbetet histori dhe së bashku të ecim drejt së ardhmes”, ka deklaruar Kurz në konferencën e përbashkët për media me kryetarin serb Vuçiq. “Nga këndvështrimi im, ky dialog duhet të përfundojë me sukses dhe për këtë u kërkoj njerëzve që t’i mbështesin të gjithë politikanët që duan të marrin këtë rrugë. E kemi të rëndësishme bashkëjetesën paqësore, që e kaluara të mbetet e kaluar dhe në këtë rajon të ketë qëndrueshmëri e paqe dhe jo shkatërrim e luftë”, u shpreh Kurz. Vuçiq tha se Austria, edhe pse para dhjetë vjetësh e ka njohur pavarësinë e Kosovës, e mbështet çdo zgjidhje midis Beogradit dhe Prishtinës. “Serbët dhe shqiptarët janë milje larg nga çdo zgjidhje, por nëse arrijnë të bëjnë kompromis, kjo do të garantonte paqen në 100 vjetët e ardhshëm”, ka thënë Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …