MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUESIT E OJQ “TA PASTROJMË KOSOVËN”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim përfaqësuesit e OJQ “Ta pastrojmë Kosovën”, të prirë nga Besnik Sadriu udhëheqës, me të cilët bisedoi rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e edukimit mjedisor. Ministri Bytyqi  me këtë rast u shpreh se jemi të angazhuar në krijimin e vetëdijes qytetare për domosdoshmërinë që të kujdesemi për një ambient të pastër kudo në Kosovë dhe se përkrahë çdo iniciativë apo aktivitet lidhur me këtë çështje. Ministri Bytyqi gjithashtu tha se është duke i shqyrtuar mundësitë ligjore që  të kërkojmë angazhimin e vet shkollave, të cilat do të caktonin një orë mësimi në javë kushtuar pastërtisë së ambientit brenda dhe jashtë shollës dhe se kjo do të duhej të jetë një zgjidhje e qëndrueshme , afatgjate. Sadriu, e përgëzoi Ministrin Bytyqi për angazhimin e tij konkret në fushatën “Ta pastrojmë Kosovën”, të filluar në shtator të këtij viti, ndërsa tha se është duke pilotuar një modul trajnues  në 4 komuna të Kosovës lidhur me ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në fushën e edukimi dhe shtoi se kjo do të ishte me interes të zgjerohet edhe në komunat tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …