Sejdi Hoxha: Më vjen mirë që Kryeministri po krenohet me punën time dhe të bashkëpunëtorëve të mi në Postën e Kosovës

Më vjen mirë që Kryeministri po krenohet me punën time dhe të bashkëpunëtorëve të mi në Postën e Kosovës, dy pullat postare që fituan çmimet më të larta ndërkombëtare e të cilat ju dhanë dhuratë dje Kryeministrit janë çmime të fituara në kohën kur unë isha Drejtor i përgjithshëm i kësaj ndërmarrje ka shkruar Sejdi Hoxha. Po ashtu marrëveshjet me institucione publike për vendosjen e zyrave postare i kemi bërë ne, ato nuk janë rezultat i këtij menaxhmenti dhe i kësaj qeverie këto marrëveshje për vendosjen e zyrave i kanë të trashëguara nga ne. Këto shërbime financiare jo bankare që i përmendi Kryeministri janë krijuar për herë të parë nga ne në Postën e Kosovës, pra janë shërbime të trashëguara. Është me rëndësi për opinionin të kuptoj që për herë të parë Posta në pamundësi për ti ekzekutuar pagat e punonjësve ka hyrë në kredi, ka zvogëluar numrin e zyrave postare, nuk i ka deklaruar si pasuri zyrat postare në veri të Kosovës vetëm për të marr opinion të mirë nga zyra e Auditorit e që kjo përbën shkelje ligjore, ka saktësuar ish- drejtori i përgjithshëm i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …