Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mirëpret përparimin në dialogun mes Kosovës e Serbisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se mirëpret përparimin në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian “si mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje politike të qëndrueshme”. Ai më tutje  ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për çështjen e dialogut dhe rëndësinë e misionit të NATO-s, KFOR-it, për ruajtjen e sigurisë dhe luftimin e pandemisë, në Kosovë. Ndërsa, përmes një komunikate për media nga zyra e kryeministrit të Kosovës, thuhet se Hoti e ka vlerësuar punën e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, i cili që po jep ndihmesë të rëndësishme për avancimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës. “Sekretari Stoltenberg e siguroi kryeministrin Hoti se NATO-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet e Kosovës për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj dhe të rajonit, si dhe mbështetjen për procesin e dialogut me Serbinë si mënyrë e vetme për të siguruar zgjidhje politike afatgjate”, thuhet në njoftimin nga zyra e kryeministrit Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo, porositë që Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë dhe të përballojnë së bashku sfidat

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo, ka shprehur shqetësimin e tij në …