ames Mattis: Amerika nuk e ndryshon qëndrimin e saj për Kosovën, FSK të tranformohet në ushtri

James Mattis: Amerika nuk e ndryshon qëndrimin e saj për Kosovën, FSK të tranformohet në ushtri

Sekretari i ri i Mbrojtjes, James Mattis, në një dokument drejtuar Senatit amerikan, ka njoftuar se SHBA-të nuk do të ndryshojnë politikat në Kosovë. Në një raport prej 56 faqes, shefi i Pentagonit ka konfirmuar se Amerika do ta mbrojë Kosovën dhe se NATO do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. “Kosova është shembulli më i mirë se çfarë ndodh kur komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Amerika, angazhohet për të mbrojtur interesat dhe vlerat e saj”, pohon Mattis, i cili shton se përballë situatës së sigurisë në rajon KFOR-i është vendimtar në sigurimin e stabilitetit, e nuk do të rekomandonte reduktimin e trupave. Ai theksoi gjithashtu nevojën për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Gjenerali shprehu mbështetjen për dialogun Prishtinë-Beograd dhe pohoi se njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ndërkaq edhe kryeministrja britanike Theresa May, gjatë takimit me kryetarin Donald Trump, deklaroi se do të mbronin Kosovën bashkë me SHBA.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …