leoni

Selim Pacolli: 30 mijë vetura që hyjnë dhe dalin çdo ditë në Prishtinë, pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve në kryeqytet

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, gjatë një aktivitet elektoral ka thënë se 30 mijë vetura që hyjnë dhe dalin çdo ditë në Prishtinë po e pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve të kryeqytetit. Sipas tij, zhvendosja e institucioneve, që ndodhen në kryeqytet, në periferi të tij është prioriteti i qeverisjes të AKR-së, e për këtë ai thotë se i kanë siguruar fondet. “Sot jemi këtu për t’iu bërë me dije Qeverisë sonë që të krijojnë kushte për të rinjtë tanë. Programi im politik është që të fillojmë nga Qeveria e Kosovës. Andaj ne jemi zotuar që qytetarëve t’iu ofrojmë hapësira. Unë sot kërkoj që edhe institucionet t’i bashkohen kësaj nisme”, tha, z. Selim Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …