Për shkak të vonesës të deklarimit të pasurisë, KQZ-ja, Selim Pacollit, nuk ia certifikon kandidaturën për kryetar të Prishtinës

Selim Pacolli: Inati po e dëmton Kosovën më shumë se çdo krizë politike

Ish-deputeti Selim Pacolli ka reaguar përmes një postimi kritik dhe reflektues ndaj situatës politike të krijuar në vend. Në një gjuhë metaforike, ai shkruan se “behanja e gjithçkaje këtu është inati”, duke nënkuptuar se kriza institucionale po thellohet për shkak të arrogancës dhe mungesës së vullnetit për bashkëpunim. Pacolli përmend dështimet në Kuvend dhe përplasjet për zgjedhjen e kryetarit si shembuj të një politike që ka humbur busullën e interesit qytetar. Ai thotë se të gjithë janë të zëvendësueshëm – por paralajmëron se edhe vetë Kosova mund të rrezikohet nëse vazhdon kjo qasje përçarëse. “Paqe o njerëz,” shkruan ai, duke u bërë thirrje liderëve për reflektim. Sipas tij, dëmi më i madh nuk është dështimi i një votimi, por shpërfillja e së ardhmes së vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …