Brickos

Selim Pacolli: Situata e rëndë në kryeqytet më ka shtyrë të kandidoj për kryetar, për të ofruar alternativë në zgjidhjen e problemeve

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e partisë Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli synon ta drejton këtë komunë për katër vitet e ardhshme me një program qeverisës, i cili siguron dyfishim të buxhetit komunal, zhvillim ekonomik, punësim të të rinjve dhe me fokus kryesor ndërtimin e Prishtinës së re, duke zhvendosur edhe institucionet shtetërore në drejtim të fshatit Hajvali.

Pacolli në një intervistë për KosovaPress ka thënë se situata e rëndë e krijuar në kryeqytet e ka shtyrë të kandidojë për kryetar, për të ofruar një alternativë të mundshme në zgjidhjen e problemeve në shumë fusha. Ai konsideron se dallimi ndërmjet tij dhe kandidatëve të tjerë në këtë garë për këtë komunë, është se vjen nga fusha e biznesit, nga menaxhimi direkt i bizneseve globale.

 “Ne jemi koncentruar ekskluzivisht në zhvillimin ekonomik dhe për akomodimin e të rinjve të Prishtinës, meqë është një aset brilant të cilën ne sot e posedojmë në nivel kombëtar, meqë janë e privuar nga e drejta e tyre për zhvillim. Andaj ne kemi konceptuar një program të mirë që për dikë është e akspetueshme dislokimi i Qeverisë ose administratës qeveritare nga qendra e qytetit. Ndërsa, ato objekte apo ato hapësira që sot i shfrytëzon Qeveria e Kosovës, duke pasur parasysh se këto objekte siç është edhe ish-objekti i “Rilindjes” janë mëse të duhura dy objektet, të cilat do t’i jepen në shfrytëzim gjeneratave të reja për lidhjen e kontratave të tyre me kompani më të mëdha botërore dhe prej aty të fillojnë biznesin”, theksoi Pacolli.

Brenda një mandati, ai tha se nuk do të arrihet ndërtimi i Prishtinës së re, por diku brenda tetë vjetëve.

Ai ka përshkruar lokacionin e Prishtinës së re me lagjet e reja, nga Hajvalia, te liqeni i Badovcit rreth Gërmisë dhe në drejtim të fshatit Grashticë, që parku i Gërmisë të futet brenda qytetit.

“Ne synojmë edhe mundësi të tjera të punësimit duke mos e ndalur zhvillimin e qytetit, mirëpo do t’iu japim hapësirë ndërtimeve, ndërtimi Prishtinës së re, kjo nuk është ide vetëm e imja, por ka qenë kaherë edhe e qeverive paraprake, mirëpo asnjë herë nuk e kanë hapur atë front pune. Synimet tona janë që Prishtina e re të shtrihet nga objekti i pallatit të drejtësisë(Hajvali) në drejtim të liqenit të Badovcit… Ky është planifikimi ynë në ngritjen e zhvillimit ekonomik, ku Prishtina do të duhej të shndërrohet në njërën prej ndërtimeve më të mëdha ballkanike”, tha ai.

 Ndërsa,  ndërtimin e Prishtinës së re e ka paraparë në formën e partneritetit publiko privat, ngase sipas tij, asnjë qytet në botë nuk ndërtohet me fondet e qeverisjes lokale. Ai tha se komuna do të ofroi pronën, investitori ndërtimin dhe këtu ndahet interesi.

Mirëpo, ai ka folur edhe për ngecjet e pushtetit aktual, që sipas tij, ka në çdo fushë.

“Ngecjet janë të prekshme, ndoshta në çdo fushë, qoftë në arsim, transport, infrastrukturë, mirëpo po i rikthehem prapë përgjigjes paraprake se nuk është e mundur kushdo qoftë një kryetar Prishtinës që do të bënë një mrekulli për një mandat katër vjeçar. As unë s’do të mund ta bëjë atë, është shumë jo reale nëse unë them se me një shkop magjik tani do t’i zgjedh të gjitha problemet e Prishtinës. Mirëpo, Prishtina duhet të ketë zgjerim dhe në këtë situatë ku qëndron Prishtina është e pa mundur të intervenohet në mega projekte. Ne vetëm kemi sanuar Prishtinën qe 17 vjet… edhe nëse është ndërtuar një pjesë e Prishtinës, janë ndërtuar pallate mbi pallate, përderisa është mohuar e drejta e gjelbërimit dhe infrastrukturës përcjellëse. Sot nëse shkojmë në ato pjesë të qytetit është jashtë funksionit kanalizimet, ujarët atmosferike, nuk është i mjaftueshëm furnizimi me ujë, nuk është i mjaft ueshëm furnizimi me ngrohje”, deklaroi Pacolli.

Pjesa dërmuese e objekteve publike, sipas kandidatit të AKR-së nuk kanë qasje për personat me aftësi të kufizuara, që për këtë ai tha se do të bëjë zgjidhje.

Pacolli ndër të tjera tha se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti për gjatë tërë mandatit nuk ka pasur për fokus zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, por është marrë edhe me temë nacionale, siç është asociacioni i komunave dhe demarkacioni me Malin e Zi.

“Kanë qenë zhvillime dinamike në vend në nivel shtetëror, sikur demarkacioni që ka qenë dhe akoma është pikë e nxehtë dhe ajo që është quajtur “Zajednica” ose asociacioni i komunave serbe. Këto çështje nuk janë se qytetarët nuk mund të diskutojnë, sepse është një preokupim i të gjithë neve, mirëpo, së paku niveli komunal është dashur të këtë fokus qytetarin e saj dhe jo se çfarë po ndodhë me Qeverinë ose çfarë po ndodhë me parlamentin (do të votohet, s’do të votohet) dhe kështu ka qenë niveli i të gjitha niveleve qeverisë në vend, dhe këtu kemi stagnuar në ofrimin e shërbimeve të qytetarëve të Prishtinës”, tha ai.

E për varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, Pacolli tha se do të bëjë investime ngase, sipas tij, janë krenaria për qytetarët e Prishtinës.

“Fatkeqësisht po harrohet e kaluara jonë, pjesën më të ndritshme të kombit tonë. Isha atë ditë që ta nisi edhe një betejë për Prishtinën. Janë ata njerëz, janë ata djemë ato vajza që i ndajtën momentet më të vështira të jetës. Ndërsa, sot që të gjinden varrezat e tyre në atë gjendje është e turpshme për ne si shoqëri. Isha në Prishtinë, isha në Makoc, isha në Marec, isha në Prapashticë dhe në disa fshatra të tjera dhe atë gjitha ato varreza mund të them se janë në një gjendje të mjerueshme ose nuk është investuar aq sa duhet. Unë premtoj publikisht që brenda dy viteve të mandatit tim nuk guxon të ketë asnjë varrezë e dëshmorëve pa përfunduar dhe asnjë pikë ose shtab që ka qenë e UÇK-së nuk guxon të braktiset në atë formë dhe të lihen anash. Ato janë vlerat tona dhe aty do të investojë në të gjitha mënyrat dhe do ta gjen forcën dhe do të jenë pika krenaria për qytetarët e Prishtinës dhe pë r kombin tonë”, potencoi Pacolli.

Ai duke folur për ankesat që ka pranuar nga qytetarët në rrjetin telefonik, tha se janë të natyrave të ndryshme që kanë të bëjnë me infrastrukturë, për papunësi dhe kushtet e rënda për jetesë.

Për sa i përket parkingjeve, Pacolli tha se në lokacionin e ri, të Prishtina e re, do të ndërtoi dhjetë mijë pargingje të reja, për të pasur lëvizje të lirë qytetarët.

E në fund ai tha se gara në fushatën para zgjedhore është fer dhe demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …