Selver Lenjani: Është e dhimbshme dhe e pafalshme që t'i falet Serbisë, toka kurdoherë shqiptare e Karaçevës...

Selver Lenjani: Është e dhimbshme dhe e pafalshme që t’i falet Serbisë, toka kurdoherë shqiptare e Karaçevës…

Në  intervistën për Televizionin Dielli dhe Radion Kosova e Lirë,  kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Karaçevë të komunës së Dardanës, Selver Lenjani  ka shpalosur shumë të dhëna për këtë rajon të Kosovës. Sipas tij pretendimet serbe në radhë të parë kanë të bëjnë  me dy minierat,   ato të Kaolinës dhe Humës. Kjo është shkak  që serbet synojnë ta marrin këtë pjesë të Kosovës.

Ne ballafaqohemi me një problem akut që nga viti 2001, kur Serbia vazhdimisht shkel territorin tonë. Ne nuk jemi të lirë, sepse prezenca e xhandarmerisë serbe, banorëve ju sjell frikë. Ato vijnë të armatosura me të gjitha pajisjet luftarake.  Ne protestojmë vazhdimisht dhe kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të merren me këtë problem, meqë banorët e kësaj treve ndër shekuj i kanë mbrojtur tokat  e veta.  Dokumentacionet kadastrale dëshmojnë dhe argumentojnë se Karaçeva i përket në territorit të  Kosovës. Serbet kanë pretendime për gllabërimin e tokave tona, edhe pse  u derdh tërë  ky gjak. Ne, banorët e Karaçevës dhe të kësaj ane kemi kërkuar me të gjitha mënyrat që të na behet një zgjidhje njëherë e përgjithmonë. Kemi bërë kërkesa me shkrim, por asnjëherë nuk na janë përgjigjur. Karaçevasit e mbrojnë me çdo çmim tokën e tyre. E fituam luftën me gjak dhe duhet ta mbrojmë atë”, ka deklaruar mes tjerash për TV-Diellin, kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Karaçevë të komunës së Dardanës, Selver Lenjani. ( Më gjerësisht në intervista)

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …