Senati amerikan kërkon që SHBA të mbështes FSK-në dhe që marrëveshja më Serbinë të përfundojë me njohje reciproke

Senati amerikan kërkon që SHBA të mbështes FSK-në dhe që marrëveshja më Serbinë të përfundojë me njohje reciproke

Komiteti i Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura ka publikuar raportin për vitin 2021 ku ka kërkuar nga Administrata e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamenti i Shtetit Amerikan që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me njohje reciproke, si dhe SHBA të vazhdon të mbështes ushtrinë e Kosovës në transformimin e saj dhe anëtarësimin në NATO. Një raport shumë faqesh për vitin 2021 nga Komiteti i Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura, është përmendur edhe çështja e Kosovës, ku është kërkuar që SHBA të vazhdon përkrahjen e parezervuar të shtetit të Kosovës nëpër etapat e rëndësishme që po kalon. Në këtë raport si shqetësim për Kosovën shihet shteti i Rusisë ku ka rritur ndikimin në Ballkanin Perëndimorë dhe po dëshiron destabilizim të situatës nëpër shtetet ku jetojnë edhe komuniteti serbë, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …