Brickos

Serbi i akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve dënohet me vetëm 6 vite e 6 muaj burg (!)

Serbi i akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve dënohet me vetëm 6 vite e 6 muaj burg (!)

Në Gjykatën e Mitrovicës ka përfunduar procesi gjyqësor ndaj serbit, Zoran Vukotiq, i akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve. Krimineli, Zoran Vukotiq është akuzuar se në mes të datave 2 dhe 3 maj 1999, në kapacitetin e tij si zyrtar policor rezervist nga stacioni policor në Vushtrri, në bashkëpunim me persona të tjerë nga radhët e forcave serbe, ka marrë pjesë në sulmin ndaj popullatës civile shqiptare e cila po udhëtonte në kolonë nga fshati Studime e Poshtme në Studime të Epërme. Gjatë kësaj kohe, popullata civile në mënyrë të qëllimshme u është nënshtruar vrasjeve brutale dhe të paligjshme, trajtimit johuman, vuajtjeve të pafundme, dëbimit si dhe aplikimit të masave të terrorit. Bazuar në aktakuzë në mesin e këtyre civilëve të vrarë, plagosur dhe të trajtuar në mënyrë johumane për çfarë i pandehuri Zoran Vukotiq mban përgjegjësi, janë, Ekrem Mullaku, Xhavit Mullaku, Fatmir (Ahmet) Gërxhaliu, Eshref Rashica, Adnan Bunjaku, Rrahmon Ademi, një 14 vjeçar i paindentifikuar, Haki Ademi, Shaip Gërxhaliu, Musa Gërxhaliu, Bajram Gërxhaliu, Bahrije Gërxhaliu dhe Avdi Gërxhaliu. Me gjithë këto akuza, krimineli, Zoran Vukotiq nga Gjykata e Mitrovicës është dënuar me 6 vite e 6 muaj burg. (!)

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …