Serbia ka synuar që të mos e lë askënd të gjallë në Kosovë, ka thënë Ramush Haradinaj në 25-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”

Serbia ka synuar që të mos e lë askënd të gjallë në Kosovë, ka thënë Ramush Haradinaj në 25-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”

Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, gjatë luftës së UÇK-së, Ramush Haradinaj, në shënimin e 25-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”, ka thënë se Serbia ka synuar që të mos e lë askënd të gjallë në Kosovë. Duke folur para të pranishmëve,  me rastin e shënimit të këtij përvjetori Haradinaj ka thënë se Serbia është thyer në Gllogjan. Ne e njohim këtë ditë si ditën e fitores. E vërtetë se ata kanë qenë luftëtarë të hershem. Atë ditë u flijuan me një betejë që mori kuptim, tre luftëtarët, Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj  dhe Agron Mehmetaj. Serbia kishte ndjek një strategji të vetën, kishte goditur në Qirez e Prekaz. Ishte porosia që të mos leni askënd gjallë. Zoti deshi që ata të tërhiqen me turp e ne me fitore. Miti i Serbisë u thye këtu. Pse kjo ditë e jona është e fitores, sepse nuk ndamë askënd nga lufta. Të gjithë janë trajtuar njëjtë, të gjithë luftëtarët e të gjitha trevave. Ajo çka na ndihmoi për ta fituar luftën ishte dita e njëjtë, por një vit më vonë. Atë ditë erdhën sulmet e NATO-s në krye me Amerikën. Unë me zemër iu them Amerikës dhe NATO-s që çdo ditë keni qenë me ne. Ne si Kosovë do të rreshtohemi me NATO-n, Amerikën dhe besoj shumë që Kosova e ka vendin në NATO që të punojë për lirinë”,  ka thënë Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …