Sot në Gllogjan u shënua 25-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 24-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave serbe

Sot në Gllogjan u shënua 25-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 24-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave serbe

Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit” dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Homazhe në këtë memorial kanë bërë edhe pjesëtarë të FSK-së. Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale e forcave të  UÇK-së kundër  forcave të Serbisë, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin. Forcat kriminale të Millosheviqit  atë ditë synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Po atë ditë ranë dëshmorë, duke luftuar përballë forcave të shumta serbe:  Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj  dhe Agron Mehmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …