Serbia mban stërvitje të mëdha ushtarake dhe shënon 100-vjetorin e fitores në Luftën e Parë Botërore

Serbia mban stërvitje të mëdha ushtarake dhe shënon 100-vjetorin e fitores në Luftën e Parë Botërore

Serbia mbajti stërvitje të mëdha ushtarake, për të shënuar 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore në një shfaqje të dukshme të forcës, mes tensioneve në rritje me Kosovën. Ky 100-vjetor shënon edhe krijimin e Jugosllavisë së Versajes, e cila me  bekimin e të gjitha shteteve të Evropës,  dy të treat të territorit shqiptar ua dha shteteve fqinje, por më së shumti Serbisë.

Manovrat me municion, të quajtura “Shekulli i Fituesve”, përfshinë 8,000 ushtarë, 100 tanke beteje dhe avionë luftarakë MiG-29 të marrë nga Rusia. Tensionet kohët e fundit janë rritur në rajon, me Serbinë dhe Kosovën që akuzojnë njëra-tjetrën se po minojnë përpjekjet për pajtimin, pas luftës së vitit 1998-99, e cila përfundoi pas ndërhyrjes së NATO-s dhe u pasua me pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Zyrtarët serbë janë veçanërisht të shqetësuar nga planet e udhëheqjes etnike shqiptare të Kosovës, për të transformuar forcat e saj të sigurisë, në trupa të rregullta ushtarake. Serbët kanë paralajmëruar për masa të paspecifikuara për të parandaluar këtë lëvizje dhe për “të mbrojtur” minoritetin serb në Kosovë. Mbështetur nga aleati i saj Rusia, Serbia kohët e fundit rriti “shigjetën” e saj mbi Kosovën, duke përfshirë ngritjen e gatishmërisë luftarake të trupave të saj gjatë një serie incidentesh të vogla. Ndërhyrja e ushtrisë serbe në Kosovë do të shkaktonte një përleshje të drejtpërdrejtë me paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO të vendosur atje.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …