Serbia nuk mund t’i përvetësojë pronat e Kosovës

Janë mbi 180 prona të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës jashtë territorit të saj, nga të cilat 110 prej tyre gjenden në territorin e Serbisë. Në bazë të ligjeve në fuqi, këto prona administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit të Kosovës dhe shteti ku ndodhën pronat përkatëse, nuk ka të drejtë t’i përvetësojë ato, bëjnë të ditur zyrtarë të Qeverisë se Kosovës dhe njohës të këtyre çështjeje. Megjithatë deri me tani AKP nuk ka mundur t’i menaxhoj këto prona pasi që Serbia nuk e njeh këtë autoritet. Drejtori i Bordit te AKP-së, Petrit Gashi, i pati deklaruar kohë me parë së pronat jashtë Kosovës kryesisht janë në Krahinën e Vojvodinës, në territorin e ish- Jugosllavisë ndërkohë që edhe 11 prona janë të kombinatit Trepça në Serbi. Por ndryshe mendon zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, “Kosova nuk ka asnjë pronë shtetërore në Serbi dhe në vendet e tjera të ish Jugosllavisë. Kosova gjithmonë ka qenë instanca e fundit, ka qenë Krahinë Autonome e Kosovës ndërsa Republika, Federata, Armata e Jugosllavisë, shumë agjenci tjera kanë pasur prona në Kosovë. Kurse Kosova nuk ka pasur prona shtetërore jashtë territorit të saj”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë Kelmendi. Gjithashtu edhe Mejdi Bektashi, profesor i lëndës Analiza ekonomike e së drejtës, ka thënë se pronat e ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës nuk mund të barten në pronësi të shtetit të Serbisë.Ndërsa ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se çështja e pronave në territorin e Kosovës “nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve që zhvillohen në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …